spot_img
HomeBUJKUBlegtoriHypokalcemia (pamjaftueshmëria e kalciumit) të lopët

Hypokalcemia (pamjaftueshmëria e kalciumit) të lopët

spot_img

Ndodh në çdo periudhë të jetës së lopës. Më problematike është pas pjelljes, ku njihet me emërtime si: Pareza e paspjelljes, koma puerperale; ethet e pjelljes; ethet e qumështit; damllaja e qumështit etj.

Të dhëna të përgjithshme;

Është sëmundje karakteristike, tipike në klinikën veterinare.Është sëmundje prodhimi.Si rregull bie pas pjelljes dhe karakterizohet me hipokalcemi, dobësim të përgjithshëm muskular, kolaps, depresion dhe gjëndje kome.

Është sëmundje që mjeku e përcakton në kohë, ka mjekim të saktë e prognozë të mirë.
Është një sëmundje ku mjekësia veterinare shfaq një nga vlerat më të mira të arritjeve të saj. Mjeku veteriner pasi vlerëson anamnezën,simptomat,diagnozën,zhvillimin dhe prognozën, ai kryen një mjekim të plotë, duke zgjidhur brënda një kohe relativisht të shkurtër një situatë tepër të komplikuar.Ndoshta është nga të paktat raste ku mjeku i gëzohet suksesit të profesionit kaq shpejt.

1-Sëmundja ka shfaqje sporadike, por ka dhe karakter endemik.Kjo lidhet me kushte të caktuara tokësore, ku vatra të tilla janë të përcaktuara sipas fshatrave , krahinave etj.Në analizat agro-kimike të tokës, tregojnë se janë vatra ku mungon kalciumi.Kryesisht tokat acide dhe ato me krypëzim magnezial.

2-Preken më shumë lopët me prodhim të lartë.Ky është një konstatim i përgjithshëm si nga literatura dhe nga praktika e përditshme, aq së është krijuar një përshtypje, sa që; lopa me prodhim të lartë , ka si “index” të prodhimtarisë parezën.

3-Vërehet në ato lopë që në muajt e fundit të mbarsmërisë, ushqehen me ushqime të një anshme, veçanërisht me sasira të mëdha drithërash,veçanërisht me hime.

4-Takohet më shpesh në ato lopë që në periudhën e tharjes nuk dalin në kullotë.Kjo lidhet me konceptin e gabuar të pronarit.

5-Racat “Xhersej” dhe “Gernsej” janë më të ndjeshme.Në këto raca vërehet shfaqje në pasardhësit.( gjenetike).

6-Sëmundja shfaqet në çdo stinë. Numërin më të madh të rasteve e kemi hasur në pranverë.

7-Sëmundja lidhet dhe me faktorë të brendshëm neurohumoral.Në literaturë për këta faktorë flitet gjatë, por ende mungon qartësia e tyre.

Image may contain: shoes, outdoor and nature

Shkaku..
Kjo lidhet me pamjaftueshmërinë e vazhdueshme të kalciumit.Rënia në komë është rezultat i humbjeve drastike të kalciumit brenda një kohe të shkurtër.Prek lopët me prodhim të lart, të cilat kanë një aktivitet metabolik intensiv.Gjatë pjelljes lopa humbet sasira të konsiderueshme kalciumi.Sasia e kalciumit në gjak nuk varet vetëm nga sasia që merr me ushqim, por dhe nga metabolizmi i kalciumit dhe elementeve të tjerë në organizëm.

1-Në marrëdhëniet tokë-bimë- kafshë janë të përshkruar prishje të ekuilibrave. Në toka të caktuar ka mungesa kalciumi.Bimët e këtyre tokave kanë pamjftueshmëri të vazhdueshme kalciumi, gjë që për rrjedhojë vrehet dhe në organizmin e kafshës së ushqyer me këto bimë.Lopa mund të shfaqi ose jo, shënja të dallueshme mungese kalciumi.Por në momentet që proçeset metabolike arrijnë një intesitet maksimal, e nevoja për kalcium është e madhe,kjo pamjaftueshmëri e vazhdueshme e tij sjell efekte të forta deri në koma.

2-Mund të jetë si efekt i antagonizmit të kalciumit me magnezin.Mbizotërimi i magnezit përjashton gjithnjë pranin e kalciumit si në tokë, bimë dhe në organizmin e lopës.Ky antagonizëm shpesh në literaturë vendoset në vend të parë.

3-Të ushqyerit me ushqime të njëanshme, të varfra në kalcium.Më të pasura në kalcium janë bishtajoret. Më të varfra janë drithërat. Të ushqyerit me sasira të mëdha drithërash e ul ndjeshëm sasitë kalciumit, si dh çrregullon ekuilibrin acido-bazik,që e rëndon më tej gjendjen.

4-Mbajtja brenda e lopës, mungesa e lëvizjes dhe diellit, tek lopa vërehet mungesa e vitaminës D, aq e domosdoshme në këtë periudhë.

5-Gjatë aktit të pjelljes lopa eleminon sasira të mëdha kalciumi.Ditët e fundit para pjelljes, fetusi merr sasira të mëdha kalciumi.Pjellja eleminon sasira të konsiderushme Ca, kulloshtra përmban përqindje të lartë të Ca.

Studiuesit kanë rënë në një mendim të përbashkët, se lopa në pjellje ka një rënie të kalciumit të jonizuar në serum, inde dhe lëngje.Pareza lidhet me çrregullime biokimike.Jonet Ca+ 2, lidhen me tonusin muskular. Faktorë të tjerë të brendshëm lidhen dhe me nivelin e proteinës totale në serum dhe ekuilibrin acido – bazik etj

Mund të jetë thjesht humbje kalciumi në kulloshtër,por mund të lidhet me diferenca të theksuara të kalciumit që thithet në zorrë, si dhe me atë që duhet të vendoset në sistemin skeletor.
Gjëndra paratiroide dhe raporti kalcium- fosfor.

Kjo teori po përkrahet çdo ditë e më tepër nga institucione studimore.Këto kanë mundur të shfaqin klinikisht sëmundjen e parezës.Kjo është arritur nëpërmjet dhënies të EHDP( pengues selektiv i rithithjes së kalciumit).Pamundësia për të përdorur kalciumin e skeletit lidhet me pamjaftueshmërinë e gjëndrës paratiroide. Gjëndra qetësohet pikërisht në momentin e rënies së sasisë së kalciumit.

Shkencëtarët mendojnë se parandalimi i sëmundjes zgjidhet me raportet kalcium –fosfor i cili duhet të jetë 2,3-1.Në të kundërt në se të ushqyerit me sasira të mëdha kalciumi rritet ndodhia e sëmundjes, si rezultat i uljes së aktivitetit të gjëndrës.

Faktorë të tjerë të mundshëm.

1-Hipermagneziemia. Sasia e madhe e magnezit e ul në mënyrë të ndjeshme sasinë mobilizimit të kalciumit.
2-Hipomagneziemia. Është e njohur si një faktor predispozues.

3-Mastiti koliform: Eksperimentalisht është provuar që toksinate eschrichia Coli ul sasinë e dhe fosfateve në serum, ky jo vetëm e favorizon por dhe e komplikon atë.

4 –Sindromi i hipokalcemisë icili vërehet edhe në periudha të tjera që nuk lidhenme pjelljen mund të jetë dhe rrjedhojë e konsumit të ushqimeve të pasura me karbohidrate të fermentueshme.

5-Përdorimi i antibiotikëve dhe aminoglykozideve, veçanërisht përdorimi i neomiconës, streptomicinës, gentamicinës, shkakton një zvoglim të shkallës së jonizimit të kalciumit në serum si dhe një goditje( krizë) të një sindromi të ngjashëm me paraezën.

Shfaqja e prekja

Sëmundja ndodh pothuajse në të gjitha vëndet. Ndonëse në ato ka dhe studime paraprake, analiza të Kalciumit dhe përbërësve të tjerë, përsëri ndodhia e sëmundjes është problem.
Në Angli sipas viteve varion nga 3.5 -8%;Suedi 7-8%;Austri 4-5% etj.

Sëmundja e formës klasike pa komplikime ka shërim të shpejtë ,të plotë në një kohë të shkurtër.Sipas studimit tonë 20 % e rasteve përsëriten deri tre herë.Në 80% të rasteve kalojnë pa komplikim,dhe normalizohen me mjekimin me kalcium. Studimet e kohëve të fundit tregojnë se në vende me blegtori të zhvilluar( industriale) , kjo sëmundje është e komplikuar.Theksohet se mjekimet me kalcium nuk japin rezultatin e kërkuar.Pra ka një rritje të rasteve të komplikuara që lidhen me faktorë të tjerë metabolik.
Sot flitet edhe për një ndikim i një të ushqyeri të bollshëm para pjelljes, veçanërisht me nivel të lartë proteinik. Sëmundja tenton të përsëritet në çdo pjellje.

Eksperienca e jonë tregon se si rregull sëmundja shfaqet 3 ditët e para pas pjelljes,dita e dytë ka përqindjen më të lartë të shfaqjes.Periudhë kritike janë 10 ditë pas pjelljes.Kemi patur raste të shfaqjes së sëmundjes para pjelljes, raste që janë të komplikuara…

Gazeta Bujku e boton me leje veterineret.com 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme