spot_img
HomeEKONOMIHulumtim: Për sa para (të ardhura mujore) nuk do të largoheshit nga...

Hulumtim: Për sa para (të ardhura mujore) nuk do të largoheshit nga Kosova?

spot_img

Instituti për Kërkime Ekonomike ka zhvilluar një hulumtim për pagën ideale në Kosovë që do të parandalonte largimin e qytetarëve nga Kosova.

Hulumtimi i ka përfshirë qytetarët që e shohin alternativë largimin nga Kosova për shkak të papunësisë, rrjedhimisht mungesës së të ardhurave mujore.

Anketa hulumtuese është bërë nga të dhënat primare, për të qenë hulumtim empirik i bazuar mbi kërkesën qytetare për pagën ideale.

36% e të anketuarve besojnë që paga 600-800 euro është e mjaftueshme për të qëndruar në Kosovë. 20% e të anketuarve ju mjafton paga 400-600 euro. 18% dëshirojnë paga 800-1000 euro. Pagën mbi 1000 euro e shohin si opsion për t’u mos u larguar nga Kosova 16% e të anketuarve. 10% janë pajtuar me pagën solide 200-400 euro.

Në bazë të hulumtimit – pagat e sektorit publik përmbushin kërkesat e qytetarëve për “pagat e tyre ideale”, përderisa pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vogla.

Politikat shetërore ekonomike duhet të orientohen kah projektet zhvillimore të sektorit privat duke ulur njëkohësisht shpenzimet publike.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme