spot_img
HomeBUJKUHibridizimi i gështenjës - përparësitë dhe dobësitë

Hibridizimi i gështenjës – përparësitë dhe dobësitë

spot_img

Realiteti i hidhur i krijuar në mesin e shekullit të XX në gështenjën evropiane, sidomos në Itali dhe në Francë e ka diktuar zhvillimin e një sërë studimesh dhe hulumtimesh mbi përzgjedhjen e kultivarëve të rinj të gështenjës për prodhim frutash me karakteristika të modifikuara gjenetike duke i përmirësuar kultivarët tradicional në krahasim me prindërit e tyre , nëpërmes realizimit të një ndërthurje mes Castanea sativa Europiane, Castanea crenata, Japoneze dhe Castanea mollissima, Kineze.

Si rezultat i kësaj pune kërkimore nga përzgjedhja gjenetike dhe ndërthurja artificiale e specieve, janë marrë hibride të shumta interspeciale, të cilët jo të gjithë këta hibridë kanë manifestuar karakteristikat e gështenjës evropiane , ku përveç disa avantazheve, janë evidentuan edhe disa elemente të dobësive si më poshtë:

Avantazhet:

Këta hibridë arritën të sigurojnë një rezistencë shumë pak më të theksuar ndaj kancerit të lëvores dhe sëmundjes së bojës.

Këta kultivar të hibridizuar sollën hyrjen e parakohshme të pemëve në prodhim të paktën 4-5 vjet.
Këta hibridë arritën të sigurojnë një lulëzim të bollshëm që i bën ata imunizues të shkëlqyeshëm dhe produktiv për mjaltin.

Këta hibridë arritën të sigurojnë fryte me dimensione më të mëdha.

Disaventazhet:

Këta kultivar të hibridizuar patën një zhvillim më të kufizuar dhe përshtatshmëri më të ulët me ekosistemet natyrore.

Këta kultivar të hibridizuar patën më pak përshtatshmëri me eko-pedologjine dhe mikroklimen e disa rajoneve dhe sidomos me tokat më pak pjellore.

Këta kultivar të hibridizuar patën një sistem rrënjësor sipërfaqësore dhe për këtë arsye rezultuan më të ndjeshme ndaj periudhave të thatësirës.

Këta kultivar të hibridizuar patën një ndjeshmëri më të lartë ndaj ngricave të hershme të vjeshtës dhe vonuara të pranverës.

Këta kultivar të hibridizuar rezultuan me një shije të ndryshme nga kultivarët tradicional për shkak të përmbajtjes më të lartë niseshte.

Përgatiti: Shpend Nikoçi / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme