spot_img
HomeBUJKUHapet Panairi i prodhimeve bujqësore në Prishtinë, një mundësi e mirë për...

Hapet Panairi i prodhimeve bujqësore në Prishtinë, një mundësi e mirë për fermerët

spot_img

Sot u be hapja e panairit rajonal të produkteve vendore në Kryeqytet. Ky është panairi i parë i këtij lloji dhe është financuar nga ADA Austriake. Panairi do të qëndrojë i hapur nga 1 deri me 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti dhe prodhimet e tyre janë duke i ekspozuar 30 fermerë dhe prodhues të rajonit të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të ju ofrojë mbështetje ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, që të promovojnë prodhimet e tyre, në mënyrë që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm në Kryeqytet.

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting and indoor

Nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli ka thënë: “Po e hapim duke pas parasysh se komuna e Prishtinës është duke punuar në përkrahje të të gjithë fermerëve. Jemi përkrahës të të gjitha iniciativa të tilla që ofrojnë mundësi zhvillimi të sektorit të bujqësisë dhe turizmit rural. I inkurajoj fermerët që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe iu premtoj se do ti mbështesim në çdo kërkesë të tyre”.

Image may contain: 3 people, people standing

Ndërsa Arsim Aziri, nga Agjencioni austriak për zhvillim, ka theksuar se për qeverinë austriake, zhvillimi ekonomik në zona rurale është prioritet .

Image may contain: 3 people, people standing

“Gjatë këtij bashkëpunimi dy vjeçar afër 2 milionë euro janë dhënë për përkrahje të fermerëve në të gjithë sektorët e bujqësisë”, ka thënë Aziri.

Image may contain: 1 person, eating, sitting, table, food and indoor

Fermerët janë shprehur të kënaqur me hapjen e këtij panairi pasi kanë mundësi t’i shesin produktet e tyre të freskëta dhe promovimin e tyre./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme