spot_img
HomeBUJKUFrika e salmonelës – tërhiqen nga tregu më shumë se 200 milionë...

Frika e salmonelës – tërhiqen nga tregu më shumë se 200 milionë vezë

spot_img

Më shumë se 200 milionë vezë të shitura në nëntë shtete amerikane mendohet se janë të prekura nga sëmundja e salmonelës.

Ferma Rose Acre, me seli në Seymour, Indiana, bëri një tërheqje vullnetare të 206,749,248 vezëve për shkak të kontaminimit të mundshëm.

Deri më tani janë raportuar të paktën 22 sëmundje, sipas Food and Drug Administration.

‘Testimi i FDA përcaktoi se këto vezë janë të lidhura me 22 sëmundje të shkaktuara nga Salmonella Braenderup.

‘Konsumatorët nuk duhet t’i hanë këto vezë por duhet t’i hedhin ato ose kthejeni në vendin e blerjes për të marrë rimbursimin.

Kjo është tërheqja më e madhe e vezëve që nga viti 2010 kur shpërthimi i salmonelës pa qindra njerëz të sëmureshin, gjë që çoi në tërheqjen e gjysmë miliardë vezëve.

Sëmundjet u raportuan nga nëntë shtete të ndryshme si Colorado, Florida, New Jersey, New York, Karolina e Veriut, Pennsylvania, Karolina e Jugut, Virxhinia dhe Virxhinia Perëndimore.

Vezët të cilët ishin të shpërndara në nivel kombëtar u shitën nga marka të ndryshme, , duke përfshirë Farms Coburn, Countrybreak, Food Lion, Glenvieë, Great Value, Nelms, Publix, Sunshine Farms dhe Sunups.

Vezët e prekura nga salmonela gjithashtu janë shitur në dyqanet Walmart dhe Food Lion.

Salmonela është një bakter që mund të gjendet në ushqime të papërpunuara dhe shkakton simptoma të tilla si diarre, dhimbje barku dhe ethe, zakonisht rreth 12 deri në 72 orë pas infektimit, edhe pse sëmundja nganjëherë mund të zgjasë disa javë për tu zhvilluar.

Fëmijët e vegjël dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit nga infeksioni. Rreth 400 njerëz vdesin çdo vit nga salmoneloza akute, sipas US Food & Drug Administration (FDA). /SCAN

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme