spot_img
HomeBUJKUFermerëve ferizajas u jepen fidane të arrës dhe sistem të ujitjes

Fermerëve ferizajas u jepen fidane të arrës dhe sistem të ujitjes

spot_img

22 fermerë nga komuna e Ferizajt kanë përfituar fidane të arrës dhe sisteme të ujitjes.

Drejtoria Komunale për Bujqësi në Ferizaj ka bërë dje shpërndarjen e fidanëve të arrës për fermerët ferizajas. Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Burim Bajrami tha se fidanët dhe sistem e ujitjeje janë dhënë për 11 hektarë.

Image may contain: 2 people, people standing, outdoor and nature

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami ka bërë të ditur se edhe kësaj here shumë fermerë kanë pasur mundësi ti jenë përfitues të fidanëve të ndryshme.

“Përfitues janë 22 fermerë. Secili përfitues fiton nga 50 ari fidanë te arrës dhe sistemin komplet të ujitjes. Arrat janë shumë produktive dhe jetëgjata dhe fitimi është relativisht i mirë, ka jetëgjatësi dhe përfitimi ekonomik ka qenë një ndër arsyet kryesore të këtij projekti”, ka thënë Bajrami.
Ai madje ka shtuar se përparësi më shumë kanë pas përfituesit të cilët jetojnë në vende malore, pasi që është më i përshtatshme kultivimi i arrës.

Image may contain: one or more people, sky and outdoor

Ndërsa Feim Sejdiu nga fshati Gaçke, përfitues i këtyre fidanëve u shpreh tejet falënderues ndaj komunës e cila ka ndarë mjete për mbjelljen e fidanëve të ndryshme.
Ai pohoi se komuna duhet të vazhdoj me përkrahje të tilla, në mënyrë që ne të punojmë më shumë dhe mos të shohim si zgjidhje të vetme largimin e të rinjve nga Kosova.

Image may contain: sky, outdoor and nature

Për më tepër këtë vit komuna e Ferizajt ka planifikuar të ndaj 300.000 euro subvencione, duke marr parasysh se këtë vit janë 32.000 mijë euro më shumë sesa vitin e kaluar. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme