spot_img
HomeBUJKUFermerët e Ferizajt me traktorë para Qeverisë kërkojnë kompensim të dëmeve nga...

Fermerët e Ferizajt me traktorë para Qeverisë kërkojnë kompensim të dëmeve nga breshëri

spot_img

Sot, fermerët nga Ferizaj kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste, për të kërkuar kompensim të dëmeve nga breshëri i vitit të kaluar. Ata me traktor kanë ardhur për të protestuar para Qeverisë pasi nuk u janë kompensuar dëmet e shkaktuara nga breshëri.

“Edhe ne jemi fermerë të Kosovës”, “Kryeministër reflekto”, “Zbatoje vendimin për kompensimin e dëmeve për vitin 2018” ishin disa nga pankartat që po mbanin në duar fermerët.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka dalë nga zyra e tij për të biseduar me fermerët nga Ferizaj.

Ai përmes llogarisë në Facebook ka thënë se “Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtoj dhe akomodoj kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marrë trajtim”.

“Në bashkëbisedim me fermerët e Ferizajt që protestuan sot para Qeverisë së vendit, për kompensimin e dëmeve natyrore në kulturat e tyre, theksova se Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtoj dhe akomodoj kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marrë trajtim. Shpreha nevojën e krijimit të një sistemi shtetëror për kompensimin e dëmeve, nismë kjo e iniciuar vitin e kaluar në ekzekutiv dhe e cila nuk është trajtuar asnjëherë më parë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook pas takimit me fermerët ferizajas. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme