spot_img
HomeBUJKUFAO: Progresi mbi të ushqyerit dhe sigurinë e ushqimit në Evropë po...

FAO: Progresi mbi të ushqyerit dhe sigurinë e ushqimit në Evropë po ngadalësohet

spot_img

Më shumë se 14 milionë të rritur dhe rreth 4.7 milion fëmijë në Evropë dhe Azin Qëndrore vuajnë nga pasiguria e madhe ushqimore – përcaktuar nga Përvoja e Sigurisë Ushqimore (FIES) – tha Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara në një raport të lëshuar sot.

Në botimin Përmbledhja Rajonale e Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqyerit: Evropa dhe Azia Qendrore 2018 analizohen një pasuri të dhënash të vendit mbi dietat furnizuese me energji, treguesit e dobësimit dhe të ushqyerjes, të tilla si humbjet, anemia, mbipesha dhe obeziteti dhe efektet e ndërrimeve të dietave të njerëzve .

FAO vlerësoi se rreth 2.1 për qind e popullsisë së përgjithshme të rajonit, gati një miliardë njerëz u ekspozuan ndaj pasigurisë së madhe ushqimore të viteve 2015-2017.

“Pasiguria ushqimore në Europë dhe Azinë Qendrore është rreth 2 për qind, relativisht shumë më e ulët se mesatarja botërore prej 9.2 për qind, por ajo është ende shkak për shqetësim sidomos në ato vende ku uria dhe kequshqyerja është  e vazhdueshme”, tha zyrtari i lartë i politikave të FAOs Ariella Glinni, autori kryesor i raportit.

  “Ne duam të sigurohemi që askush të mos mbetet prapa dhe që të ketë qasje në ushqim të shëndetshëm për të gjithë”, shtoi Glinni. “Për të arritur këtë, ne gjithashtu duhet të kuptojmë më mirë gjendjen e grupeve të ndryshme të popullsisë, të trajtojmë çështjet kryesore si varfëria, pabarazitë ekonomike dhe sociale, konfliktet dhe faktorë të tjerë”.

Në dekadat e fundit, rajoni në tërësi ka arritur progres të konsiderueshëm në luftën kundër pasigurisë ushqimore, megjithatë, në vitin 2016 dhe 2017 numri i njerëzve të kequshqyer në Azinë Qendrore ka pësuar rritje të ngadalta në terma absolutë.

Gjetjet fillestare në të gjithë rajonin tregojnë se pabarazia mes grave dhe burrave ndikon në përhapjen e pasigurisë së rëndë ushqimore. Në Kaukaz, Azinë Qendrore dhe vendet e Bashkësisë Evropiane të Shteteve të Pavarura, gratë në moshë u gjetën me një shkallë më të lartë e të rëndë të pasigurisë ushqimore sesa burrat.

“Kjo sinjalizon pabarazitë më themelore dhe gjinore në shoqëri, të pasqyruara në qasjen e ushqyerjes dhe shfrytëzimin e ushqimit”, tha Glinni. “Për të siguruar që të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjinia, kanë akses në ushqime të shëndetshme, duhet të promovojmë masa koherente që merren në të gjitha nivelet dhe në fusha të ndryshme të politikave”.

PËRHAPJA E MOSUSHQIMIT DHE NUMRI I NJERËZVE TË KEQUSHQYER (POU, SDG TREGUESI 2.1.1) NË AZINË QËNDRORE, 2005–2017 

SOURCE: FAO (2018) 

Barra e trefishtë e kequshqyerjes dhe rritja e nivelit të obezitetit 

Raporti vlerëson progresin e vendeve drejt Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2 për arritjen e Zero Urisë dhe përmirësimin e të ushqyerit deri në vitin 2030. Ai gjithashtu shqyrton masat dhe zgjidhjet e politikave që vendet zbatojnë ose mund të aplikojnë për të adresuar të katër dimensionet e sigurisë së ushqimit dhe të ushqyerjes: disponueshmërinë, aksesin, shfrytëzimin dhe stabilitetin.

Një tjetër gjetje kyçe është se kequshqyerja në një ose më shumë nga tre format e saj kryesore – mos ushqyerja, mbipesha dhe obeziteti, dhe mangësitë e mikroushqyesve – është prezent në shkallë të ndryshme në të gjitha vendet e rajonit. Shpesh të tre format bashkekzistojnë, duke krijuar atë që quhet “barrë e trefishtë e kequshqyerjes”.

Miliona njerëz ende vuajnë nga mangësitë e mikroushqyesve – në veçanti nga anemia, e cila ndodh në nivele të konsiderueshme në shumë vende, duke përfshirë edhe vendet me të ardhura të larta. Anemia në gratë shtatzëne është në rritje, duke përbërë një problem të rëndësishëm shëndetësor publik.

Nivelet në rritje të mbipeshës dhe obezitetit në rajon janë shkak për shqetësim serioz. Një analizë e fundit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregoi një rritje të vazhdueshme të mbipeshës tek fëmijët dhe një përhapje e obezitetit midis të rriturve në të gjithë rajonin e Azisë Qendrore gjatë periudhës 2000-2016. Rreth 200 milionë njerëz, që korrespondojnë me një të katërtën e të rriturve, tani janë obez, gjë që përbën një shqetësim të madh për shëndetin dhe mirëqenien e tyre në të ardhme dhe shpenzimet e tyre lidhur me shëndetin publik.

Shumë vende kanë kaluar nga problematika e ushqyerjes së pakët dhe mungesa e mikroushqyesve, për t’u përballuar me një rritje të kequshqyerjes dhe sëmundjeve jo të transmetueshme që vijnë si pasojë e kalimit nga një dietë në një tjetër dhe shoqërohen me rritjen e marrjes së yndyrës, sheqerit, mishit, qumështit, ushqimeve të përpunuara, dhe nga një mënyrë jetese sedentare.

Janë vërejtur gjithashtu dallime të mëdha në nivelet e ushqyerjes midis zonave urbane dhe rurale dhe zonat e largëta periferike. Në raporti tregohen faktorët themelorë të pabarazisë ekonomike dhe sociale.

Roli i migrimit, gjinisë dhe rinisë 

Raporti gjithashtu shqyrton lidhjet midis migrimit, gjinisë, të rinjve, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore dhe nxjerr në pah se rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore renditet i dyti në botë për pritjen e emigrantëve: 78 milionë emigrantë ndërkombëtarë nga 258 milionë në mbarë botën në vitin 2017.

Migracioni, qoftë brenda një vendi apo jashtë kufijve, mund të bëhet një burim i mundësisë për zhvillim. Në vitet e fundit, paratë që dërgohen në shtëpi nga emigrantë kanë shpëtuar miliona familje nga varfëria dhe pasiguria ushqimore. Fluksi i parave të dërguara nga migraconi brenda rajonit në vitin 2017 u vlerësuan në 44 miliardë dollarë amerikanë.

Më shumë gra dhe të rinj po migrojnë, tendenca të nxitura kryesisht nga papunësia në shumë vende të rajonit. Gratë përbëjnë 52 për qind të emigrantëve ndërkombëtarë në Evropë dhe Azinë Qendrore, me implikime të rëndësishme për dinamikat sociale dhe familjare dhe për cenueshmërinë e fëmijëve, të moshuarve dhe grupeve me aftësi të kufizuara.

Raporti bazohet në përvojat e vendit për të nxjerrë në pah masat që synojnë zbutjen e pasojave negative të migrimit në sigurinë e ushqimit dhe shfrytëzimin e potencialit të saj të zhvillimit. Këto përfshijnë masat mbështetëse për migrantët që kthehen në vendin e tyre të origjinës dhe potencialin e zhvillimit rural për të ofruar mundësi alternative të jetesës për migrimin e pavullnetshëm, fusha të cilat meritojnë vëmendje dhe investime më të mëdha./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme