Search

FAO bashkëpunon me sektorin publik dhe privat në dobi të sektorit të qumështit në Shqipëri

541

FAO, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, shpallen bashkëpunimin për zhvillimin e zinxhirit të vlerës së qumështit në Shqipëri në partneritet me kompaninë e prodhimit dhe të paketimit të ushqimit Tetra Laval dhe kompaninë ushqimore AgorAl & Global Services (AGS).

Projekti synon të përmirësojë njohuritë e fermerëve të vegjël të qumështit në sigurinë dhe cilësinë e ushqimit në kuadër të zhvillimit të zinxhirit të vlerës. Faza pilot i projektit do të sigurojë ndihmë të vlefshme pranë kryeqytetit në zonën e Baldushkut për më shumë se 900 fermerë të vegjël në përpjekjet e tyre për të rritur prodhimin dhe qasjen e përpunuesve. Konsumatorët do të jenë ata të cilët do të perfitojnë qumësht që është edhe i sigurt dhe ushqyes.             

Përmirësimi i statusit të ushqimit dhe ushyerjes së fëmijëve është shqetësim në shumë vende të Evropës dhe Azisë Qendrore. Si pjesë e programit të ushqimit të shkollave, projekti do të mbështesë nxënësit e shkollës Fan Noli në Tiranë me kërkesën e përditshme të qumështit vendas, dhe edukimin mbi sigurinë ushqimore dhe vlerat ushqyese.

Në fjalën e saj, këshilltarja e ministrit, Tana Kika, ripohoi mbështetjen e Ministrisë për projektin, duke nënvizuar nismat kryesore të politikave që Ministria po ndërmerr në standardet e sigurisë ushqimore dhe veterinarisë.

Kontributet nga sektori privat u vunë në pah edhe nga përfaqësuesit e kompanisë suedeze Tetra Laval dhe përpunuesi shqiptar i qumështit AGS. Mbështetja e tyre është thelbësore për të lidhur prodhuesit e vegjël të qumështit me përpunuesit dhe konsumatorët.

“Zhvillimi i ideve inovative është thelbësore për të rritur konkurrencën e sektorit të bujqësisë dhe për të zvogëluar varfërinë rurale. Ky projekt do të rrisë investimet në sektorin e qumështit,” theksoi përfaqësuesi i FAOs për Shqipërinë, Raimund Jehle, në shpalljen e fillimit të projektit më 21 nëntor në Tiranë. “Mbështetja e fermave familjare në veçanti për mundësi më të mëdha të gjenerimit të të ardhurave dhe përmirësimi i bashkëpunimit horizontal dhe vertikal midis tyre, stimulon zhvillimin.”

E pranishme në këtë event ishte edhe ambasadorja e Suedis në Shqipëri, Elsa Hästad, e cila theksoi rëndësinë e standardeve të sigurisë ushqimore në zinxhirin e vlerës së prodhimit të qumështit për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Hästad theksoi nevojën për partneritete të gjera në adresimin e sfidave me të cilat përballet sektori i qumështit në vend. /Gazeta Bujku