spot_img
HomeBUJKUFakte interesante rreth gomarit

Fakte interesante rreth gomarit

spot_img

Për mijëra vjet, gomari ka ndihmuar njerëzimin pa u kursyer. Në shumë vende të botës në kushte, terrene dhe në situata nga më të ndryshmet ata janë përdorur si mjet transporti i vetëm dhe i sigurt. Po ashtu, gomarët janë kafshë mjaft inteligjente, pavarësisht keqkuptimit që është krijuar rreth tyre.

A e dini se:

Skeleti i gomarit është gjetur pranë qendrave të banuara nga njerëzit (në Egjipt) rreth 4 mijë vjet më parë!

Një gomar mund të jetojë deri në 50 vjet jetë!

Gomari është disa herë më shumë i fuqishëm, se një kalë apo mushkë me të njëjtën peshë trupore.

Gomari ka një memorie të pabesueshme. Ata mund të mbajnë mënd vendet ku kanë qenë për një periudhë prej 25 vitesh më parë.

Si rezultat i veshëve të gjatë, gomarët mund të dëgjojnë shumë herë më shumë se kuajt. Në shkretëtirë një gomar mund të dëgjojë thirrjen (pëllitjen) e gomarëve të tjerë, afërsish në 100 kilometra largësi.

Tek tufat me gomarë të egër, gomari që zgjidhet prijës i kopesë i bën ballë ç’do rreziku me vetëmohim për të mirën e kopesë. P.sh nëse tufa e gomarëve sulmohet nga një tufë ujqish, prijësi i tyre do të qëndrojë dhe luftojë deri në vetëflijim për t’i dhënë kohë tufës që të largohet në një vend të sigurt.

Këto dhe shumë merita të tjera kanë gomarët, miqtë shekullorë të njeriut. /veterineret.com

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme