spot_img
HomeBUJKUErvis Lapi, fermeri që braktisi Italinë për të investuar në bujqësi

Ervis Lapi, fermeri që braktisi Italinë për të investuar në bujqësi

spot_img

Bujqësia është kthye një pikë referimi jo vetëm për fermerët shqiptarë, por edhe për emigrantët e larguar për shumë vite në tokë të huaj, të cilët falë eksperiencës së marrë në tregjet e Europës, kanë vendosur të investojnë në Shqipëri.

Një histori suksesi do ta quanim atë të fermerit nga Divjaka, Ervis Lapi, i cili braktisi Italinë ku kishte 10 vite që jetonte, për të punuar në tokën e paraardhësve të tij, në Divjakë, duke investuar të ardhurat në bujqësi, si një mënyrë e suksesshme për të jetuar dhe rritur fitimet.

I bindur dhe shpresëplotë se ‘kush punon fiton’, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), fermeri Ervis Lapi shprehet se është shumë i lumtur për investimin e tij në bujqësi, duke theksuar se 35 dynymë tokë që ka në dispozicion nuk i dalin, pasi kërkesat për produktet “Made in Albania” janë të larta.

I pyetur për rikthimin e tij ne vendlindje dhe nëse ia ka vlejtur kjo lëvizje, fermeri Elvis Lapi shprehet i bindur se “për një vend sikurse është Divjaka, rikthimi ja ka vlejtur pasi këtu punohet”.

“Unë quhem Ervis Lapi, kam katër vite që jam kthyer nga Italia ku kam jetuar për 10 vite aty dhe kam vendosur të kthehem në vendin tim për të punuar këtu.

Kam rreth 35 dynymë tokë të mbjellë dhe jam i kompletuar me të gjitha agregatet, disa i kam prurë edhe nga jashtë dhe këtu kultivojmë, patatet, karotat, të gjitha llojet e lakrave, shalqi, pjepër dhe shumë të tjera.

Për një vend sikurse është Divjaka, rikthimi im ja ka vlejtur.

Unë kam jetuar 10 vite në Milano, kisha një punë të tillë që punoja në të gjithë Europën.

Unë kam sjellë një zetor nga Italia dhe i kam të gjitha agregatet për të punuar tokën.

Edhe jam pak si shumë patriot dhe mbi Divjakën nuk ve asnjë vend deri me sot, sepse siç e shikoni këtu punohet.”

Duke folur për subvencionet e Qeverisë për përkrahjen e fermerit shqiptar, ai shprehet se ka aplikuar për të përfituar dhe shpreson se në fund të muajit kur të shpallen edhe fituesit, ai do të jetë një prej tyre.

I pyetur për përkrahjen nga ana e pushtetit lokal, fermeri Lapi u shpreh i kënaqur pasi tokat janë të pastruara dhe të mirëmbajtura.

“Është viti i parë që kam aplikuar këtë vit për subvencione.

Kam dëshirë të ndërtojë një serrë siç është folur që shteti do të na subvencionojë me 50 % dhe pres një përgjigje pozitive.

Janë pastruar kanalet dhe çfarë kemi dashur nga bashkia e kemi gjetur mbështetjen.

Kthimi im ja ka vlejtur, pasi nga puna nuk kthehet njeri mbrapsht.”

Menaxhimi i tokave të mbjella bëhet nga ai dhe familja e tij, por jo vetëm, pasi në perjudhën e mbjelljes fuqia punëtore është e domosdoshme, duke gjeneruar për Divjakën edhe disa vende të tjera pune.

“Tokat i menaxhoj me familjen time dhe marr punonjës sezonalë kur kam punë të shumta.

Në muaj mund të shkojnë rreth 10 persona.”

I lumtur për ecurinë e bujqësisë dhe fitimeve, Lapi shprehet se produktet që ai prodhon eksportohen në shumë vende të Ballkanit por edhe të Europës, duke sfiduar tregun e huaj me cilësinë e produkteve shqiptare të Divjakës.

“Destinacioni i prodhimeve tona është edhe për tregun e brendshëm, por edhe për tregun e huaj.

P.sh., shumica e shalqirit, pjeprit, lakrës, sallatës eksportohen jashtë”, – shprehet Lapi.

Bujqësia është një prioritet i qeverisë shqiptare, e cila me anë të granteve për këtë sektor synon stimulimin e fermerëve si dhe maksimizimin e eksportit për produktet “Made in Albania”./ata.gov.al

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme