spot_img
HomeLAJMET E FUNDITDobitë shëndetësore të farave të rrushit

Dobitë shëndetësore të farave të rrushit

spot_img

Rrushi është një nga frutat që konsumohet më shumë në të gjithë botën. Rrushi emërtohet edhe me emrin: “Bima prej qumështi”, ky përcaktim ka lindur duke marrë parasysh përbërjen e tij.

Nga studimet e bëra është mësuar se edhe fara dhe bishti i tij kanë përfitime të mëdha biologjike. Kjo gjë na kujton që çdo gjë që ka bërë Allahu është për të mirën e njeriut. Ne shqetësohemi nga fara dhe kemi dëshirë ta blejmë rrushin pa farë. Në fakt ajo farë që ne nuk e kemi qejf ka 60 vjet që përdoret në një mënyrë shumë efikase në Francë.

Dobitë e mrekullueshme të bërthamës së rrushit janë zbuluar në vitin 1947 nga një profesor i  niversitetit të Bordosë; kimisti francez Jack Masquelier ishte një profesor pensionist i mjekësisë. Si fillim farat e rrushit iu dhanë gruas shtatzënë të dekanit të fakultetit nga burri i saj. Këmbët e saj të ënjtura u shëruan në dy ditë. Në vitin 1950 farat e rrushit filluan të përdoreshin për mbrojtjen të damarëve.

Dobitë e farës së rrushit

Fara e rrushit ka efekte shumë pozitive për damarët: Ajo siguron një qarkullim më të mirë të gjakut si në damarët e hollë ashtu edhe në ato të trashë. Sipas një studimi të bërë në vitin 1995 në

Itali 150 miligram fara rrushi kanë efekt më të shpejtë se ilaçet mbi dhimbjen, djegien dhe fryrjen e damarëve.

Sipas një studimi tjetër të bërë në Francë në vitit 1992 marrja e 300 miligram fare rrushi për 300 ditë përgjysmon dhimbjen, fryrjen dhe ngërçin e këmbës gjatë natës. Shkurtimisht mund të themi se farat e rrushit janë të dobishme për parandalimin e forcimit të damarëve, tensionin e lartë dhe zvogëlojnë rrezikun e krizës së zemrës.

Fara e rrushit shërben si antioksidant dhe si parandaluese e kancerit: Si pasojë e reaksioneve kimike që ndodhin brenda trupit tonë dhe ajrit të ndotur që marrim nga jashtë krijohen radikale të lira (oksidante). Këto sjellin shumë dëme mbi organizmin tonë, që mund të ndikojnë edhe në shfaqjen e kancerit. Fara e rrushit me vetitë e saj antioksidante bën që këto të humbin efektin e tyre. Kjo veti e saj është 50 herë më e fuqishme se vitamina E dhe 20 herë më e fuqishme se vitamina C.

Dobia e bërthamës së rrushit në sy: Fara ndihmon në zhdukjen e njollave të gjakut në cipën e syrit dhe ndihmon në largimin e llamburitjes së syrit të shkaktuar nga dritat e shndritshme të natës. Gjithashtu ajo ndihmon në uljen e tensionit të syrit tek punonjësit që janë të detyruar që të kalojnë shumë kohë para kompjuterit dhe është vënë re që ajo ka rregulluar punën e retinës tek njerëzit që vuajnë nga miopia.

Efekti anti-plakje i farës së rrushit: Fara e rrushit ka efekt anti- plakje duke qenë se vepron kundër konsumimit të damarëve. Ajo forcon indet lidhëse duke e bërë lëkurën më të fortë dhe elastike. Fara e rrushit ngadalëson varjen e lëkurës duke bërë të mundur një paraqitje më rinore. Ka efekt edhe mbi njollat e moshës. Përveç këtyre ajo është e rekomanduar edhe për të sëmurët me ekzemë.

Fara e rrushit ka efekt mbi të sëmurët me hemorroide dhe variçe

Si përdoret fara e rrushit?

Përveç përdorimit në gjendje natyrore ekzistojnë edhe këto mënyra të tjera:

– Në formë tablete

– Në formë pluhuri

– Duke ngrënë rrush të thatë.

Përveç këtyre fara e rrushit përdoret edhe në fushën e kozmetikës (krem, shampo apo sapun)./Revista Etika

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme