spot_img
HomeLAJMET E FUNDITDisa receta të smothieve për shëndetin e zemrës

Disa receta të smothieve për shëndetin e zemrës

spot_img

Ka shumë përbërës që mund të jenë të shëndetshëm për zemrën tuaj, të tilla si arra, manaferrat, perimet jeshile të errët dhe erëza të tilla si shafran i Indisë dhe kanellë.

Megjithatë, mund të mos jeni të sigurt se si t’i kombinoni këto përbërës në dietën tuaj. Një mundësi për të rritur konsumin e këtyre përbërësve të shëndetshëm për zemrën, është shtimi i smoothieve të përditshme në menunë tuaj javore. Këtu janë tri receta të smothieve me shumë shije, të kombinuara me nutrient të cilat janë të pasura me antioksidant dhe mund të ndihmojnë në rritjen e shëndetit tuaj të përgjithshëm e sidomos për zemrën.

1. Smothie me boronicë dhe shegë
Përbërësit:
1 filxhan boronica të freskëta ose të ngrira
1/2 filxhan shegë
1/2 e lugës së çajit me kanellë
1 banane
3 gota spinaq
1/2 e lugës lëng limoni
1 filxhan me qumësht bajamesh

Përgatitja
Vendosni qumështin, lëngun e shegës dhe limonin në blenderin tuaj, pastaj shtoni boronicat dhe spinaqin. Përzierni përbërësit për 30 sekonda. Nëse preferoni një pije më të holluar dhe më të ftoftë, shtoni disa kube akulli dhe përzijeni prapë për 30 sekonda.

2. Smothie e gjelbërt
Përbërësit:
2 mollë të gjelbërta
1/2 e limonit
1 filxhan me spinaq
1/2 kastravec
3/4 filxhan uji
Një grusht akull

Përgatitja:
Filloni duke shtuar lëngjet në blenderin tuaj, pastaj shtoni feta molle, limon dhe kastravec. Vendoseni spinaqin në krye dhe përzierni për 30 sekonda derisa të kombinoni mirë. Në fund shtoni akull, pastaj përsëri përzieni për 30 sekonda. Disa nga hulumtimet treguan se mollët përmbajnë një antioksidant të veçantë që shfaqet për të ndihmuar në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit të keq, prandaj sigurohuni që të përfshini këto fruta në smothien tuaj.

3. Smothie me fara kia dhe spinaq
Përbërësit:
1 filxhan qumësht bajamesh
1/2 filxhan mango
1 banane
2 gota spinaq
1/2 e lugës së çajit me turmerik
1 lugë gjelle fara kia

Përgatitja:
Vendosni qumështin në blenderin tuaj, pastaj hidhni mango, banane, spinaq dhe fara chia. Përpunoni përbërësit për 30 sekonda derisa të jenë kombinuar mirë.

Omega-3 janë një tjetër lëndë ushqyese e rëndësishme që mund të ndihmojë për të mbrojtur zemrën tuaj. Ju ndoshta e dini se ka shumë omega-3 në peshq të yndyrshëm si salmoni, por gjithashtu mund të merrni acidin yndyror nga farërat kia./Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme