spot_img
HomeLAJMET E FUNDITDisa nga përfitimet e shafranit indian

Disa nga përfitimet e shafranit indian

spot_img

Shafrani mund të jetë shtesa plotësuese ushqyese më e efektshme që ekziston. Shafrani përdoret si erëz në ushqime të ndryshme, jo vetëm për shijen e tij të veçantë, por edhe për faktin se ushqimit i jep një aromë dhe ngjyrë të florinjtë shkëlqyese.

Shumë studime tregojnë trupi juaj ka përfitime të mëdha nga shafrani. Shafrani është përdorur në Indi për mijëra vjet si erëz dhe barishte mjekësore. Kohët e fundit, shkenca ka filluar të mbështesë atë që indianët e kanë njohur për një kohë të gjatë sa i përket shafranit. Kurcumin është përbërësi kryesor aktiv në shafranin e Indisë.

Efektet e mundshme shëndetësore nga shafrani, besohet se janë veçanërisht të forta kur kombinohet me piperin e zi, meqë piperina në piper të zi nxit efektivitetin e kurkuminës në shafranin e Indisë.

Ja disa nga arsyet përse duhet ta përdorni këtë erëz (shafranin):

Shafrani është një kompleks natyral që ka efekte të fuqishme anti-inflamatore. Prandaj, kur jeni me grip, përziejeni qumështin me pak shafran Indie të kombinuar me piper të zi dhe konsumojeni çdo ditë derisa të shëroheni.

Ndihmon trupin për të luftuar trupat e huaj dhe gjithashtu ka një rol në riparimin e dëmeve.
Shafran i Indisë rrit në mënyrë dramatike kapacitetin antioksidues të trupit. Antioksidantët janë kaq të dobishme, sepse mbrojnë trupin tonë nga radikalët e lirë.

Dëmtimi oksidues besohet të jetë një nga mekanizmat prapa plakjes dhe shumë sëmundjeve.

Është një detoksifikues natyral. Nxirrni toksinat jashtë trupit me një çaj të nxehtë, të bërë me pluhurin e shafranit të Indisë. Shafrani i Indisë njihet si pastrues i gjakut, largon toksinat nga gjaku dhe ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe veshkave.

Çon në përmirësime të ndryshme që ulin rrezikun e sëmundjes së zemrës. Dihet se sëmundja e zemrës është vrasësi më i madh në botë. Lufton arteriosklerozën dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Nga shumë mjekë konsiderohet si shpresë e madhe dhe e sigurt për uljen e kolesterolit.

Rrit faktorin neurotrofik të trurit, të lidhur me funksionin e përmirësuar të trurit dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve të trurit. Një studim i publikuar tek “Journal of Psychopharmacology” tregoi se përdorimi i përditshëm i qumështit me shafran apo i vetë erzës, përmirëson kujtesën dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve neurologjike.

Shafrani i Indisë mund të ndihmojë në parandalimin (dhe ndoshta edhe trajtimin) e kancerit.

Mund të jetë i dobishëm në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Pacientët me artrit u përgjigjen shumë mirë plotësimit të kurkumenit.

Studimet tregojnë se nga shafrani kemi përfitime të pabesueshme kundër depresionit.

Shafrani ndihmon kundër plakjes dhe në luftimin e sëmundjeve kronike që lidhen me moshën.

Përdorimi i shafranit preferohet për të gjithë njerëzit, por në sasi të vogla. Këshillohet të mos konsumohet më shumë se 0.2 gram në ditë. Gazeta Bujku/#FamiljadheShëndeti

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme