spot_img
HomeBUJKUDisa nga kultivarët e mjedrës

Disa nga kultivarët e mjedrës

spot_img

Nova

Kultivar veror-floricane i selektuar në Kanada. Në bazë të kohës së pjekurisë së frytit, bënë pjesë në grupin e pjekurisë së mesme në të hershme. Frytet janë të mesme të mëdha, të forte, me shije të tharbët dhe me ngjyrë të kuqe të shëndritshme. Kanë një pamje tërheqëse me shkurre të bujshme dhe me llastar të shumtë dhe të drejtë. Karakterizohet me rendiment të lartë. Më së shumti është i përshtatshëm për përpunim dhe shumë më pak për konsum të freskët dhe ngrirje.

Tulameen

Kultivar veror-floricane i selektuar në Kanada. Frytet janë të mëdha (për 2 gramë të rëndë se Viliamet) të gjatë, në formë konike, me ngjyrë të kuqe të shëndritshme, aromatike dhe me shije të ëmbël në të tharbët. Frutat ruhen mirë dhe qëndrojnë të freskëta disa ditë pas vjeljes. Kryesisht përdoret për konsum të freskët, por janë të përshtatshëm edhe për ngrirje dhe lloje të ndryshme të përpunimit. Degët i ka mire të zhvilluara dhe të lidhura fortë, relativisht të gjata dhe të drejtë në krahasim me kultivarin Miker. Frutat janë mirë të shpërndara dhe kanë një kërcell relativisht të gjatë. Ka një rezistencë të fortë ndaj viruseve, përderisa është e ndijshme në sëmundjet që shkaktohen nga kërpudhat që për pasojë shkaktojnë tharjen e kërcellit dhe kalbjen e rrënjëve. Për shkak të periudhës së gjatë të lulëzimit dhe pjekurisë së frytit, ky kultivar i nënshtrohet infekcioneve të ndryshme si kalbëzimi i hirtë i frutit. Problem kyç i këtij kultivari është ndjeshmëria e madhe ndaj thatësirave dhe ngricave. Rekomandohet që të mbillet në rajonet me ujë të mjaftueshëm dhe të mbrojtur nga temperaturat e ulëta-ngricat.

Polka

Kultivar i ri vjeshtor-primocane dhe një kultivar shumë “popullor” dhe i njohur në Poloni.Për shkak të kualitetit të lartë të frutit, bujshmërisë, qëndrueshmërisë së theksuar, Polka shum shpejt është zgjeruar në kultivimin e saj si në Poloni, po ashtu edhe në edhe vende të ndryshme të botës. Frutat janë të mëdha në të mesme, në formë konike, të kuqe të shndritshme, me pamje tërheqëse dhe me kualitet më të mirë se shumica e kultivarëve vjeshtor-primocane. Frutat përdoren për konsum të freskët, por për shkak të karakteristikave të shkëlqyeshme, përdoret edhe për lloje të ndryshme të përpunimit.

Autumn Bliss

Kultivar i selektuar në Angli dhe i krijuar në vitin 1984 në lindje të Molingut. Bën pjesë në grupin e kultivarëve vjeshtor-primocane. Formon një numër mesatar të llastarëve me lartësi të mesme dhe me majë të vogël. Karakterizohet me një pjekuri të hershmë në raport me kultivarët e tjerë vjeshtor-primocane (piqet përafërsisht 10 ditë para kultivarit Heritixh). Frutat janë me kokrra të mëdha. Janë të shijshme dhe me veti organoleptike. Përdoren kryesisht për konsum të freskët por edhe për përpunim.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme