spot_img
HomeLAJMET E FUNDITDisa fakte për liqenin e Ujmanit

Disa fakte për liqenin e Ujmanit

spot_img

Pjesa më e madhe e Liqenit të Ujmanit (Gazivodës) gjendet në territorin e Republikës se Kosovës dhe shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut.

Penda e Ujmanit është e lartë 107 metra dhe është ndërtuar midis viteve 1979-1984 me fonde të Buxhetit të Kosovës.

Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë me sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe 370 milionë kub (m3) ujë.

Gjatësia e liqenit është 16.5 km, gjerësia 1.10 km ndërsa thellësia maksimale 105 m.

Hidrocentrali i Ujmanit prodhon 35 megawatt energji elektrike për orë, kurse kanali Ibër Lepenc është 49 kilometra i gjatë.

Uji nga ky liqen përdorët për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për nevoja industriale në fabrikën e Feronikelit në Gllogoc, për furnizim me ujë për disa komuna (Mitrovicë, Vushtrri, Gllogovc, Skënderaj, Obilqi dhe Fushë Kosovë) si dhe për ujitjen e rreth 12 mijë haktarë tokë bujqësore në disa rajone të Kosovës.

Në rast të thatësisë uji nga Ujmani përdoret për mbushje të dy liqeneve afër Prishtinës, atij të Batllavës dhe Badovcit.

Rreth 75 për qind e liqenit shtrihet në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa 25% e tij në Serbi.

Ky liqen menaxhohet nga ndërmarrja publike “Ibër Lepenc” më seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës./Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme