spot_img
HomeBUJKUDiplomon studentja e parë e programit 'Shkencat e ushqimit dhe teknologjia ushqimore'...

Diplomon studentja e parë e programit ‘Shkencat e ushqimit dhe teknologjia ushqimore’ në Universitetin e Prishtinës

spot_img

Me datë 15 tetor, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, doktoroj studentja e parë në programin “Shkencat e ushqimit dhe teknologjia ushqimore”.

Kandidatja Arieta Camaj Ibrahimi e mbrojti me sukses temën e doktoratës me titull “Përcaktimi i
aflatoksinës M1 në qumësht të papërpunuar në regjion të Kosovës” para komisioni në përbërje Prof. Bajram Berisha (kryetar), Prof. Arben Haziri (anëtar) dhe Prof. Zehra Hajrulai (anëtare e jashtme, Universiteti i Shkupit). Punimi i doktoratës është realizuar në mbikëqyrjen e Prof. Tahir Arbneshi (mentor) dhe Prof. Karsten Meyer (bashkëmentor) nga Universiteti Teknik i Munihut.

Programi i studimeve të doktoratës “Shkencat e ushqimit dhe teknologjia ushqimore” ka qenë njëra nder dy shtyllat kryesore te Projektit TEMPUS: “Studimet e doktoratës në shkencat e ushqimit dhe teknologjisë ushqimore dhe krijimi i kapaciteteve për reformën e doktoratës në Universitetin e Prishtinës”, që është koordinuar nga Prof. Dr. habil. Bajram Berisha. Projekti i përmendur TEMPUS përveç krijimit këtij programi të doktoratës, Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë i ka ofruar pajisje laboratorike me vlere mbi 250.000 Euro për fushën e Biologjisë molekulare dhe bioteknologjisë  shtazore!

Është e rëndësishme të përmendet këtu se ky është programi i pare i studimeve të doktoratës që ka organizuar ndonjëherë Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë. Është ky një program interdiciplinar në të cilin në vitin 2013 janë regjistruar gjithsej 15 studentë të përzgjedhur nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, FSHMN dhe Fakulteti i mjekësisë.

Ky program i studimeve ka karakter të fuqishëm ndërkombëtar për faktin se është zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin Teknik te Munihut (Gjermani), Universitetin e Gracit (Austri) dhe
Universitetin e Granades (Spanjë). Ligjëratat në të gjitha lëndët e programit të doktoratës janë mbajtur me bashkeligjërues, nga universitetet partnere të projektit. Te gjithë studentët e këtij programi janë mbështetur nga Projekti i përmendur TEMPUS me bashkëmentorë dhe me mobilitete shkencore te realizuara në laboratorët e Universitetit Teknik të Munihut, ku kandidatet i kane kryer edhe një pjesë të hulumtimeve të tyre shkencore.

Dr. Arieta Camaj Ibrahimi por edhe kandidatet tjerë të gjeneratës së parë të programit të studimeve të doktoratës “Shkencat e ushqimit dhe teknologjia ushqimore” kanë arritur që rezultatet e tyre shkencore ti publikojnë në revista prestigjioze shkencore ndërkombëtare, gjë që po ndihmon edhe në këtë formë ndërkombëtarizimin e mëtejmë të Universitetit të Prishtinës./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme