spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKultivimi i karotës

Kultivimi i karotës

spot_img

Për ushqim përdoren fryt rrënjorët e karotës të cilët mund të kenë ngjyrë, formë dhe madhësi të ndryshme varësisht nga kultivari dhe kushtet e kultivimit. Përndryshe karota bën pjesë në llojet

më të rëndësishme të perimeve. Ka veti ushqyese dhe shëruese. Është burimi më i pasur i Beta carotenit, nga e cila organizmi sintetizon vitaminën A, e cila ka rëndësi të shumëfisht për organizmin e njeriut. Ajo ka përdorim mjaft të gjerë në të ushqyerit e njeriut qoftë në gjendje të freskët apo të përpunuar.

Kërkesat e karotës ndaj kushteve të mjedisit

Temperatura

Karota njihet si bimë me kërkesa mesatare ndaj temperaturës. Ajo fillon të mbijë në temperature 3 deri në 50C, ndërsa temperatura optimale e mbirjes është rreth 200C.Pas mbirjes mund të përballojë temperaturat deri në -50C. Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim të organeve vegjetative është 18 deri në 220C, ndërkaq për fazën e lulëzimit temperatura optimale është rreth 250C.

Temperaturat e larta sidomos nëse ato janë të shoqëruara me mungesë të lagështisë kanë ndikim mjaft negativ në formimin e fryt rrënjorëve tek karota. Fryt rrënjori merr ngjyrën më të mirë nëse temperatura sillet në kufijt 18 deri në 210C.

Lagështia

Ujitja me kohë dhe me sasi të mjaftueshme është kusht shumë i rëndësishëm në prodhimin e karotës. Ujitja joprofesionale dhe e tepruar ndikon në çarjen e rrënjëve dhe kështu humbet vlera ushqyese, përpunuese dhe tregtare e karotës (p.sh, kur nuk Karota mund të ruhet për një kohë të gjatë. Së bashku me faktin se ajo mund të kultivohet edhe në lartësi mjaft të mëdha mbidetare (mbi 2000 m), e bën këtë bimë mjaft të rëndësishme dhe mjaft të përhapur. Ujitet për një kohë të gjatë dhe pastaj përnjëherë ujitet me sasi të mëdha uji, mund të shkaktohet çarja e fyt rrënjorëve).

Gjithashtu si pasojë e mungesës së lagështisë fryt rrënjorët mbeten të vegjël dhe të deformuar. Fazat më kritike për lagështi janë: Mbirja, fillimi i formimit të aparatit asimilues të bimëve (që tek karota është në fazën e 3 deri në 4 gjetheve të para dhe faza e formimit dhe e rritjes së fryt rrënjorit.

Drita

Karota ka kërkesa të theksuara për dritë. Këtë element duhet patur parasysh në kohën e caktimit të distancave të mbjelljes. Karota është bimë e ditës së gjatë. Në mungesë të dritës së mjaftueshme bimët ngecin në rritje, formojnë frytrrënjor me cilësi të dobët.

Toka

Duke patur parasysh faktin se pjesa konsumuese e karotës rritet në tokë, është me shumë rëndësi që karota të kultivohet në toka të shkrifta, dhe të përshtatshme sidomos sa i përket vetive fizike.

Nëse karota kultivohet në toka të rënda, të ngjeshura të cekëta, arrihen fryt rrënjor të cilësisë së dobët e në disa raste ato mund të jenë të deformuara, që zvogëlon dukshëm cilësinë e

Fryt rrënjorëve dhe vlerën tregtare të tyre.  Reaksioni i përshtatshëm i tokës për kultivimin e karotës është në kufijtë 6  deri në 7 (vlera e pH).

Qarkullimi bimor

Është e preferuar që karota të mbillet pas perimeve (apo bimëve tjera) që janë plehëruar me pleh organik. Parakulturat më të mira për karotën janë speci, domatja, patatja, preshi. Gjithashtu parabimë të mira janë edhe leguminozet dhe drithërat. Në të njëjtën sipërfaqe nuk preferohet të mbillet për së paku 3 vite.

Kultivimi i karotës

Duke ju falënderuar qëndrueshmërisë relativisht të mirë ndaj temperaturave të ulëta karota mund të kultivohet në periudha të ndryshme kohore. Varësisht nga koha e kultivimit dallohen kryesisht tri afate kryesore të mbjelljes: e hershme, e vonshme (verore) dhe mbjellja para dimërore.

Përgatitja e tokës për mbjellje

Varësisht nga koha e mbjelljes, fillon edhe përgatitja e tokës për mbjellje. Tek mbjellja pranverore, përgatitja e tokës fillon me lëvrimin e thellë vjeshtor i cili bëhet në thellësi 25  deri në  30 cm. Me këtë lëvrim preferohet të jepet një sasi e plehrave të fosforit dhe kaliumit.

Për mbjelljen e vonshme dhe para dimërore, përgatitja e tokës fillon menjëherë pas largimit të parakulturës. Me këtë rast bëhet, varësisht nga gjendja e tokës bëhet edhe një lëvrim i cekët (rreth 15 – 20 cm) dhe punimet tjera plotësuese.

Pa marrë parasysh kohën e mbjelljes (dhe punimit të tokës), përgatitja e tokës për mbjellje duhet të jetë shumë cilësore, kjo edhe për faktin se fara e karotës është e imët dhe mbinë me vështirësi.

Mbjellja e farës

Mbjellja e farës kryhet varësisht nga afati i planifikuar për mbjellje. Zakonisht mbjellja kryhet në mënyrë të mekanizuar (me përjashtim të rasteve kur mbillet në kopshte në sipërfaqe të vogla).

Për mbjellje përdoren makina të ndryshme mbjellëse. Lloji i makinës që përdoret për mbjellje, përveç tjerash, ndikon edhe në sasinë e farës për hektar. Mbjellësja për farëra të imëta (e dorës) 3-6 kg/ha. Mbjellësja e adaptuar e grurit 3-6 kg/ha. Mbjellja me dorë – përafërsisht 10 kg/ha. Mbjellja bëhet në rende në distancë 15- 30 cm në mes rendeve dhe x 3-5 cm në mes bimëve ë rend. Mbillet në lehë të ndryshme – p.sh. lehët e ngritura me gjerësi 1,2 m me gjashtë rende të formuara me makina të posaçme me ç’ rast distanca në mes lehëve të ngritura (vllajave) është rreth 50 cm, ndërsa në mes rendeve në lehë 20 cm.

Në toka të lehta fara mbillet në thellësi rreth 2 cm, ndërsa në toka më të rënda 1– 2 cm. Fara e karotës mbinë mjaft ngadalë. Zakonisht mbirja zgjatë rreth 20 ditë.

Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

Ujitja

Është masë e përkujdesit e cila në mënyrë direkte ndikon në rendiment dhe cilësi të karotës. Norma dhe afatet e ujitjes duhet adaptuar për të gjitha rastet, natyrisht duke marrë për bazë kërkesat e bimës, fazën e rritjes dhe zhvillimit të saj tipin e tokës dhe temperaturat. Edhe pse karota ka sistem rrënjor të zhvilluar mirë i cili depërton në thellësi të mëdha dhe ta furnizoj bimën me ujë nga këto thellësi, megjithatë kultivimi i suksesshëm dhe i sigurt i karotës mund të bëhet vetëm në kushtet e ujitjes së rregullt të bimëve.

Norma optimale për një ujitje është rreth 20 – 30 l/m2.

Ujitjet mund të bëhen përmes: ujitjes në formë shiu, brazdave, sistemit pikë – pikë.

Pa marrë parasysh formën e ujitjes që aplikohet, është me rëndësi që kapaciteti fushor ujor i tokës të mbahet në kufijtë 70 – 80 për qind.

Kultivimi në mes rendeve

Kjo masë ndikon mjaft pozitivisht në ajrosjen më të mirë të tokës si rregullimin e regjimit ujorë – ajror të tokës dhe eliminimin e barojave. Një prashitje e lehtë (kultivim në mes rendeve) kryhet në fazën e tri – katër gjetheve të para. Së bashku me këtë kultivim në mes rendeve, sipas nevojës mund të bëhet edhe ndonjë rrallim.

Të ushqyerit e bimëve

Sasirat e plehrave që përdoren varet nga tipi i tokës, parakultura, mundësitë e ujitjes dhe rendimenti i planifikuar. Plehërimi i rregullt dhe racional bëhet vetëm pas analizave kimike të tokës. Plehërimi me pleh organik nuk kryhet në mënyrë direkte. Zakonisht plehërimi me pleh organik kryhet gjatë kultivimit të kulturës së mëparshme ose në vjeshtë gjatë lërimit të thellë.

Në rastet kur përdoret plehu organik i përdoret vetëm plehu i djegur i stallës në sasi prej 30-40 ton/ha.

Plehu organik i papërgatitur mirë dhe i padjegur në shumë raste shkakton deformime në rrënjë të karotës. Plehërimi i rregullt dhe racional bëhet vetëm pas analizave kimike të tokës. Sasia e plehrave mineral që jepet për karotën është e ndryshme. Ekzistojnë skema të ndryshme të plehërimit të cilat çdo herë duhet përshtatë kushteve konkrete të kultivimit të karotës.

Forma klasike e plehërimit është shpërndarja e plehërave NPK (15:15:15), në sasi prej 600 – 700 kg/ha. Sipas kësaj metode 2/3 e sasisë së planifikuar jepen deri në mbjellje ndërsa pjesa tjetër jepet me riplehrim. Megjithatë plehërimi bashkëkohor karotës nënkupton dhënien e plehrave duke u bazuar në analizat e tokës, rendimentin e planifikuar, parabimën si dhe faktorët tjerë që mund të kenë ndikim në të ushqyerit e bimëve të karotës.

Kërkesat më të mëdha për materie ushqyese janë në fazën e rritjes intensive të fryt rrënjorit

Raporti në mes elementeve kryesore ushqyese duhet të jetë përafërsisht 1: 0,66 : 2,55 ( N : P2O5 : K2O). Varësisht nga gjendja e bimëve bëhen 1 – 2 riplerime të bimëve me plehra azotike.

Kultivarët – Hibride

Asortimani i kultivarëve dhe hibrideve të karotës që kultivohen sot tek ne është mjaft i madh. Është e rëndësishme që çdo herë tu jepet përparësi hibrideve në krahasim me kultivarët, pasi që japin rendiment më të lartë, formojnë fryt rrënjor më uniform he në të shumtën e rasteve janë më rezistent ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve Kultivarët më të njohur janë: Nantes, Bureau Campo, Bolero F, etj.

Vjelja – Nxjerrja e karotës

Vjelja duhet të filloj kur fryt rrënjorët arrijnë formën madhësinë dhe ngjyrën tipike të kultivarit përkatës. Në këtë kohë edhe përmbajtja e materies së thatë në rrënjë është në përqindje të lartë.

Kjo manifestohet edhe me fillimin e tharjes së pjesës mbitokësore të bimëve.

Kultivarët dhe hibridet e hershëm nxjerrën gjatë korrikut dhe gushtit ndërsa të vonshëm gjatë shtatorit dhe tetorit.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme