spot_img
HomeBUJKUCaritas-i zviceran përkrah promovimin dhe prodhimtarinë bujqësore në Mitrovicë

Caritas-i zviceran përkrah promovimin dhe prodhimtarinë bujqësore në Mitrovicë

spot_img

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, sot ka pritur në takim përfaqësuesit nga Caritas-i Zviceran Nderim Pasuli dhe Veton Rruka, me ç’rast kanë  biseduar për bashkë- financimin rreth promovimit të prodhimtarisë  bujqësore në Mitrovicë , ngritjes së  sipërfaqeve të  kultivuara dhe certifikimin e fermerëve.

Të  pranishëm në  këtë  takim ishin edhe nënkryetari i Lidhjes së  Bletarëve të  Kosovës, Zymber Bajraktari, si dhe zyrtarët komunal, Bedri Sadiku dhe Hysnije Mikullovci.

Qëllimi i këtij takimi ishte të prezantohej projekti i Caritas-it Zviceran “Prosperitetit i prodhimtarisë  agrare në  komunat e Kosovës nga investimet e qëndrueshme rurale- Pasuri”, duke synuar në  përmirësimin e kushteve jetësore të  fermerëve, rritjen e gjenerimit të  hyrave dhe prodhimin bujqësor në komunën e Mitrovicës.

Përmes këtij projekti po ashtu synohet promovimi dhe prodhimi i frutave malore, mjaltit, bimëve mjekësore dhe frutave aromatike, certifikimin e fermerëve me standardet organike të prodhimit për kultivuesit e BMFA, edukimin, trajnimin dhe ngritja e vetëdijes së  fermerëve për prodhimtarinë  bujqësore si dhe  themelimin e  zinxhirit të vlerave për kultivuesit.

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, fillimisht falënderoi të pranishmit për iniciativën që  e kanë  ndërmarrë ata duke e cilësuar këtë bashkëpunim të ndërsjellët dhe të frytshëm për fermerët mitrovicas.

Ai gjithashtu theksoj se falë projekteve të  tilla  të cilit janë realizuar dhe po vazhdojnë të  implementohen në komunën tonë  tek fermerët tanë  ka ndikuar dukshëm në rritjen e cilësisë  interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.

Vlen të theksohet se ky projekt pritet të realizohet me participim të përbashkët, me ç’rast organizata Caritas-i Zviceran, do të financoj me 50 %, komuna e Mitrovicës 35 % dhe fermeri 15 % ./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme