spot_img
HomeBUJKUBrumbulli i patates

Brumbulli i patates

spot_img

Insekti: Coleoptera: Chrysomelidae

Bimët në të cilat gjendet insekti

Nikoqir kryesor i rëndësishëm është patatja. Insekti është i lidhur edhe me bimë të tjera të familjes Solanaceae (domate, duhan, etj)

Shtrirja gjeografike

Amerikë Veriore, Amerikë Jugore. Evropë: Portugali, Spanjë.

Simptomat

Brumbujt e rritur prenë në mënyrë karakteristike si vrima (1,0- 1,5 mm diametër) në gjethe të patateve. Larvat gërmojnë mbi dhe nën sipërfaqen e zhardhokëve, duke lënë shtigje të ashpra apo

tunele të ngushta që shtrihen deri në 1.5 cm në zhardhok. Tunelet mund të rezultojnë në çarje të thella, lëkurë të ashpër dhe puçrra e nganjëherë edhe shtrembërim të zhardhokut. Fijet e gjata të

indeve ngjyrë kafe të errët kalojnë përmes mishit të zhardhokëve.

Biologjia dhe morfologjia

Më shumë se 180 specie Epitrix janë të njohura në mbarë botën. Vetëm disa nga këto (E.cucumeris, E.papa, E.tuberis, E.subcrinita) janë dëmtues ekonomikisht të rëndësishëm.

Zhvillohet nga 1-3 breza në vit, në varësi të specieve dhe rajonit. Imago kalon dimrin në dhe në thellësinë prej 30 cm. Shumica e të rriturve Epitrix spp. janë të ngjashëm në dukje, të errët, të vegjël (1.5-2.0 mm të gjatë), oval, konveks dhe kanë trupa pubescent. Kjo pamje e përgjithshme e bën identifikimin e tyre të veçantë shumë të vështirë.

Rrugët e përhapjes

Distanca të shkurtra: disa lloje mund të fluturojnë distanca të konsiderueshme.

Distanca të gjata: zhardhokët e patateve dhe toka me dëmtues në të gjitha fazat e ciklit jetësor. Periudha e marrjes së mostrave dhe inspektimit

Mostrat e zhardhokëve gjatë periudhës së vegjetacionit nga terreni dhe pas vjeljes së patateve. Madhësia e mostrës – 200 zhardhokë. Mostër mund të merren edhe dëmtuesit në të gjitha fazat e ciklit të jetës. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme