spot_img
HomeBUJKUBimëBimët që mund të mbillni në shtëpi në muajin shkurt

Bimët që mund të mbillni në shtëpi në muajin shkurt

spot_img

Shkurti është muaji perfekt për të mbjellë frutat, perimet, barishtet dhe disa prej luleve më të dashura.

Në këtë muaj ju mund të vini në përdorim njohuritë tuaja të kopshtarisë dhe të transformoni kopshtin apo ballkonin tuaj në një oazë perimesh, barishtesh dhe frutash të larmishme.

Bimët Që Mund Të Mbillni Në Shtëpi Në Muajin Shkurt

Muaji shkurt është ideal për mbjelljen e domateve, shalqirit, luleshtrydheve, sallatës jeshile e shumë të tjera, të cilat do t’i mësoni duke lexuar më tej në AgroWeb.org

Perimet

Perimet e klimës së ngrohtë, siç janë domatet dhe specat, kanë nevojë për shumë kohë që të rriten dhe zhvillohen.

Ato duhen mbjellë në muajin shkurt në vazo të cilën duhet ta mbani në ambiente të brendshme.

Më pas, kanë nevojë për 6-8 javë deri në çeljen e filizave të cilat ose mund t’i zhvendosni në kopësht ose në vazo më të mëdha.

Perime të tjera që mund të mbillni në shkurt janë sallata jeshile, patëllxhani, lulelakra, brokoli dhe lakra.

Në javën e fundit të shkurtit mund të mbillni edhe kastravecin nga fara.

Frutat

Në muajin shkurt ju mund të nisni mbjelljen e shalqinit dhe pjeprit të cilat kanë nevojë për shumë kohë që të rriten e të kenë prodhimtari.

Veç tyre, ju mund të mbillni edhe luleshtrydhe.

Në momentin që filizat të kenë tre gjethe, ato duhen zhvendosur në enën përfundimtare ose mbjellë në kopësht.

Barishtet

Borziloku, rigoni, majdanozi, mentja, trumza, sherebela dhe kopra duhen mbjellë në vazo në muajin shkurt.

Vazot duhen mbajtur në ambiente të brendshme dhe më pas, në muajt më të ngrohtë, duhen zhvendosur në ballkon.

Kini kujdes sepse borziloku dhe majdanozi nuk e durojnë dot klimën e ftohtë dhe nuk mbijetojnë në ngrica.

Nëse hyni këtu do të mund të mësoni këshilla shumë praktike si të mbillni të gjelbrat në kushtet e shtëpisë.

Përveç frutave dhe perimeve, në muajin shkurt, ju mund të mbillni edhe lule të ndryshme, të cilat duhen ekspozuar gradualisht ndaj të ftohtit deri në gricën e fundit dhe më pas duhen zhvendosur në ballkon./AgroWeb.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme