spot_img
HomeBUJKUBlegtoriBill Gates do ta 'krijoj' lopën 'perfekte'

Bill Gates do ta ‘krijoj’ lopën ‘perfekte’

spot_img

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka dhuruar 40 milionë dollarë për përpjekjet e kërkimit për të rritur një lopë që mund të prodhojë më shumë qumësht dhe të mbijetojë në klimat e nxehta.

Gjenet e modifikuara mund të jenë një mënyrë për të rritur disa raca të lopëve. Duke i izoluar tiparet e dëshirueshme gjenetike nga racat e lopëve evropiane dhe atyre afrikane, gjenetistët shpresojnë të krijojnë një lopë që prodhon sasi më të mëdha të qumështit dhe gjithashtu është në gjendje që t’i përballojë temperatura jashtëzakonisht të larta.

Ai për BBC tha se është duke investuar në një hulumtim jofitimprurës.

“Krijimi i këtyre lopëve që do të mund të mbijetojnë në temperatura të nxehta dhe të cilat prodhojnë të njëjtën sasi të qumështit si ato të tjerat që banojnë në klimë më të butë do të ishte një ndihmë për fermerët e blegtorisë në vendet më të nxehta”, tha Gates.

Bill Gates nuk është i vetëm në idenë se inxhinieria gjenetike e burimeve ushqimore mund të ulë varfërinë dhe mund të ndihmojë fermerët e varfër. Në vitet 1970, agronomi Norman Borlaug ndihmoi në vendosjen e të korrave me rendiment të lartë dhe të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve, që shpëtoi më shumë se një miliardë jetë – ne një përpjekje globale e njohur si Revolucioni i Gjelbër.

Pa dyshim lopët që prodhojnë më shumë qumësht dhe lulëzojnë nën diellin e nxehtë do të jepnin përfitime të menjëhershme për fermerët. Por një i madh i ekspertëve besojnë se qëllimi i rritjes së industrisë globale të mishit është i shkurtër.

Sipas një analize të bërë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), blegtoria globale prodhon 14.5 për qind të të gjitha emetimeve që janë rezultat i aktivitetit njerëzor.

Për më tepër, prodhimi i mishit kërkon gjithashtu shumë ujë – rreth 15,000 litra për kilogram mish lope . FAO gjithashtu vlerëson se bujqësia blegtorale zë rreth 30 për qind të tokës në dispozicion në sipërfaqe dhe do të mund të përdoreshin për të ushqyer njerëzit në vend të kafshëve. Disa ekspertë argumentojnë gjithashtu se industria e mishit dëmton të varfrit. Nëse të kokrrat e përdorura për mbajtjen e kafshëve u janë dhënë njerëzve, do të ketë ushqim për 3.5 miliardë njerëz të tjerë.

Bill Gates pranoi se rritja e prodhimit të mishit ngre disa pyetje serioze etike, por ai beson se fermerët e vendeve të varfra duhet të kenë të drejtën për të njëjtat teknologji që njerëzit i gëzojnë në ekonomitë e industrializuara.

“Ndërsa ka pyetje legjitime në lidhje me atë nëse bota mund të përmbushë oreksin e saj për prodhimet e kafshëve pa shkatërruar mjedisin, është një fakt që shumë njerëz të varfër mbështeten tek kafshët për të ushqyerit dhe të ardhurat” , shkruante ai në një postim në blogun e tij. “Unë besoj se ata duhet të jenë në gjendje për të rritur bagëtinë në mënyrë efikase sa fermerët në vendet e pasura.”/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme