spot_img
HomeBUJKUBlegtoriBekim Jashari: Qeveria ime është e përkushtuar të mbështes sektorin e bujqësisë

Bekim Jashari: Qeveria ime është e përkushtuar të mbështes sektorin e bujqësisë

spot_img

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, kanë vizituar pasdite Fermën e lopëve, pronë e familjes Dervishi nga Kostërci, e cila është përfituese e projektit për ndërtimin e stallës së bagëtive.

Kryetari Jashari është shprehur se familja Dervishi nga Kosterci është shembull i mirë i punës dhe angazhimit familjar, që nëpërmjet blegtorisë, të zhvillohen ekonomikisht si familje, dhe shtim të të mirave materiale e ekonomike nga ky sektor.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and horse

“Kjo familje që ka Fermë të lopëve qumështore, është përfituese e projektit për ndërtimin e stallës për 30 krerë lopë gjithsej.

Së bashku me nënkryetarin Lushtaku dhe drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, kemi vizituar këtë fermë dhe u ndava i lumtur me punën e bërë në ndërtimin e fermës, që pritet të përfundojnë brenda 3 javëve.

Image may contain: 2 people, people standing, wedding, suit, outdoor and nature

Familja Dervishi ka pas fat të keq muaj më parë, pasi i janë djegur 6 krerë lopë brenda stallës.

Qeveria ime është e përkushtuar të mbështes sektorët e bujqësisë, ashtu siç bëmë pak javë më parë, me subvencionim të fermerëve me makina mjelëse dhe për bletarë me koshere.

Ndihma jonë për bujqit e komunës së Skenderajt, do të vazhdojë pa u ndal!”, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme