spot_img
HomeEKONOMIBB: Gjysma e popullsisë botërore jeton me më pak se 5.50 dollarë...

BB: Gjysma e popullsisë botërore jeton me më pak se 5.50 dollarë në ditë

spot_img

Përparimet ekonomike në mbarë botën nënkuptojnë se teksa është ulur numri i njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme, pothuajse gjysma e popullsisë botërore – 3.4 miliardë njerëz – ende mezi i plotësojnë nevojat themelore, pohon Banka Botërore.

Jetesa me më pak se 3.20 dollarë në ditë pasqyron linjat e varfërisë në vendet me të ardhura të mesme më të ulëta, ndërsa 5.50 dollarë në ditë pasqyron standardet në vendet me të ardhura me të ardhura të mesme më të larta, u shpreh Banka Botërore në Raportin e saj dy-vjetor për Varfërinë dhe Prosperitetin e Përbashkët “Formimi i Mozaikut të Varfërisë”.

Banka Botërore mbetet e angazhuar për arritjen e synimit të dhënies fund varfërisë së skajshme, e definuar si jetesë me më pak se 1.90 dollarë në ditë, deri në vitin 2030. Pjesa e popullsisë botërore që jeton në varfëri të skajshme ra në 10 për qind në vitin 2015, por ritmi i uljes së varfërisë së skajshme është ngadalësuar, paralajmëroi Banka më 19 shtator.

Megjithatë, duke pasur parasysh se rritja ekonomike nënkupton se një pjesë shumë më e madhe e të varfërve në botë tani jetojnë në vende më të pasura, linjat shtesë të varfërisë dhe të kuptuarit më të gjerë të varfërisë janë vendimtare për ta luftuar plotësisht, shprehet raporti. 

“Dhënia fund varfërisë së skajshme deri në vitin 2030 dhe rritja e prosperitetit të përbashkët janë synimet tona, dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj tyre,” thaPresidenti i Grupit të Bankës Botërore Jim Yong Kim. “Në të njëjtën kohë, mund të nxjerrim një pamje më të gjerë të varfërisë në nivele dhe përmasa të ndryshme në mbarë botën. Kjo pamje zbulon se varfëria është më e përhapur dhe e ngulitur, duke nënvizuar rëndësinë e investimit në njerëz.”

Teksa përqindjet e varfërisë së skajshme kanë rënë ndjeshëm nga niveli prej 36 për qind në vitin 1990, shqyrtimi i zgjeruar nga raporti i natyrës së varfërisë demonstron përmasat e sfidës për zhdukjen e saj. Mbi 1.9 miliardë njerëz, ose 26.2 për qind e popullsisë së botës, jetonin me më pak se 3.20 dollarë në ditë në vitin 2015. Afër 46 për qind e popullsisë së botës jetonte me më pak se 5.50 dollarë në ditë.

Raporti gjithashtu shkon përtej masave monetare të varfërisë për të kuptuar si ndikon në mirëqenien e një familjeje qasja në ujë të përshtatshëm dhe kanalizime, arsim apo energji elektrike. Dhe meqenëse barra e varfërisë shpesh bie më shumë mbi gratë dhe fëmijët, raporti analizon si mund të ndryshojë varfëria brenda një familjeje.

Raporti konstaton se të ardhurat e 40 përqindëshit më të varfër u rritën në 70 nga 91 ekonomitë e monitoruara. Në më shumë se gjysmën e ekonomive, të ardhurat e tyre u rritën më shpejt se mesatarja, çka do të thotë se po merrnin pjesë më të madhe të mirave ekonomike. Megjithatë, përparimi në ndarjen e prosperitetit ka ngecur në disa rajone të botës. Raporti gjithashtu paralajmëron se të dhënat e nevojshme për të vlerësuar prosperitetin e përbashkët janë më të dobëta në vendet që më së shumti kanë nevojë për përmirësim. Vetëm një në katër vende me të ardhura të ulëta dhe katër nga 35 shtetet e ndjeshme dhe të prekura nga konflikti, kanë të dhëna për prosperitetin e përbashkëta me kalimin e kohës.

 

Masat e reja i lejojnë Bankës Botërore që të monitorojë më mirë varfërinë në të gjitha vendet, në aspekte të shumta të jetës dhe për të gjithë individët në çdo familje.

“Formimi i Mozaikut të Varfërisë” publikohet në Ditën e Fundit të Varfërisë dhe do të shoqërohet nga një event i lansimit që do të transmetohet online në World Bank Live në orën 12:30 EDT (ora 16:30 UTC/GMT)./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme