spot_img
HomeEKONOMIAvancimi i bashkëpunimit rajonal – mesazhi i përbashkët i OEK dhe Odës...

Avancimi i bashkëpunimit rajonal – mesazhi i përbashkët i OEK dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë

spot_img

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z.Berat Rukiqi, ka mbajtur sot konferencën e rradhës për media bashkë me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë z. Branko Azeski në dalje të segmentit të përfunduar të autostradës Prishtinë – Shkup.

Arsyeja e mbajtjes së konferencës në këtë vend, është pikërisht infrastruktura, për të dërguar mesazh jo vetëm qeverive përkatëse por edhe vendeve tjera të rajonit që përveq pjesës qe ne po e bejmë në eleminimin e barrierave të natyrës tregtare duhen më shumë investime në infrastrukturë, tha Rukiqi. Kjo autostradë hap mundësi dhe horizonte të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve por për të qenë pjesë e korridoreve të rëndësishme duhet që në të dy anët të kryhet puna prandaj përmes kësaj konference Kryetari Rukiqi beri kërkesë për Qeverinë e Maqedonisë që ta përfundoj pjesën e vet.

Përveq tjerash Kryetari Rukiqi përmendi edhe proceset integruese dhe iniciativen e përbashkët rajonale “Chamber Investment Forum” e cila ka për qëllim t’i përshpejtoj ato. Oda Ekonomike e Kosovës bashkë me të gjitha Odat e Ballkanit Përendimor të cilat janë pjesë e këtij forumi do të punojnë për të rritur bashkëpunimin ekonomik në mes të gjashtë vendeve të ballkanit, të bëjnë këtë regjion më atraktiv për investime dhe të krijojnë kushte që këto ekonomi të integrohen sa më shpejtë në pjesën e tregut të BE-së.

Në anën tjetër Kryetari i Odës Ekonomikë të Maqedonisë z. Branko Azeski përgezoi Kryetarin Rukiqi për zgjedhjen në krye të Odës duke shpresuar në thellim të bashkëpunimit në të mirë të zhvillimit ekonomik të përbashkët. Kryetari Azeski beson që në pesë vitet e ardhshme rruga jonë e përbashkët është drejt BE-së prandaj është e udhës që t’i ipet fokus bashkëpunimit rajonal si bazë e përparimit tonë të përbashkët. Kryetari Azeski në fjalën e tij përmbyllëse i bëri thirrje elitave politike në të gjjithë rajonin që t’i përshpejtojnë proceset sepse bizneset nuk mund të presin./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme