spot_img
HomeEKONOMIASK: Prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rritje për 6.0 për qind

ASK: Prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rritje për 6.0 për qind

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për “Llogaritë Ekonomike në Bujqësi” për vitin 2020.

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë. Kurse, vlerat janë prezantuar me çmimet e prodhimit, çmimet aktuale dhe konstante.

Në vitin 2020, prodhimet bimore kanë shënuar rritje për 8.3%, krahasuar me vitin 2019. Rritja në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e prodhimit të drithërave, bimëve foragjere, pemëve dhe patateve.

Edhe prodhimet blegtorale, po ashtu kanë shënuar rritje për 2.7% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së produkteve blegtorale.

Gjithsej prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rritje për 6.0% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019.

Ndërkaq, konsumi i ndërmjetëm gjithsej, është vlerësuar rreth 316.3 milionë Euro në vitin 2020, që paraqet një rritje prej 3.6%, në krahasim me vitin 2019.

Llogaritë Ekonomike në Bujqësi 2020 janë hartuar sipas metodologjisë së përcaktuar nga Eurostati: Udhëzuesi i Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari EAA/EAF 97 (Rev.1.1) dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 306/2005./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme