spot_img
HomeEKONOMIASK: Çmimet e produkteve të konsumit për muajin tetor shënojnë ngritje në...

ASK: Çmimet e produkteve të konsumit për muajin tetor shënojnë ngritje në Kosovë

spot_img

Çmimet e produkteve të konsumit gjatë muajit tetor janë ngritur për 0.2 për qind, krahasuar me muajin shtator të këtij viti.

Ngritja e çmimeve është evidentuar për bukë dhe drithëra me 0.7 për qind, mishi me 1.3 për qind, perimet 2.0 për qind, përdorim i pajisjeve për transportin personal 1.1 për qind, ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind.

“Shkalla vjetore e inflacionit ishte 1.5 për qind. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 1.5 për qind në muajin tetor 2018, krahasuar me muajin tetor 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 1.2 për qind, mish 4.6 për qind, perime 10.7 për qind, pije alkoolike 3.6 për qind, duhan 2.8 për qind, përdorim i pajisjeve për transportin personal 11.4 për qind, (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbimet për transport 5.8për qind, ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror, shërbime hoteliere 2.6 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.2 për qind në IHÇK”, thuhet në komunikatën e AKS-së.

Sipas kësaj kumtese, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet: pemë -11.7 për qind, sheqer dhe ëmbëlsira -7.0 për qind), ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perime -1.1 për qind, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -6.3 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.7 për qind) në IHÇK./Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme