spot_img
HomeBUJKUArra – rëndësia ekonomike e kultivimit të saj

Arra – rëndësia ekonomike e kultivimit të saj

spot_img

Arra si kulturë pemëtare ka rëndësi të shumëfishtë ekonomike. Fryti i arrës shfrytëzohet në të ushqyerit e njerëzve, druri saj është shumë i vlerësuar në industrinë e përpunimit të drurit, kurse fryti dhe gjethi shfrytëzohen në industrinë kimike dhe mjekësi.

Disa kokrra arra gjatë ditës. e zvogëlojnë shumë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, thelbi saj është i pasur me acidet yndyrore omega 3 etj.

Rendimenti për trup sillet nga 15 kilogram mesatarja, me një prodhimtari alternative nëse prodhimtaria bazohet në fidanët e shumuara me kokrra të arrës. Këto të fundit janë trupa me prejardhje gjenerative të cilat rriten spontanisht në natyrë dhe kryesisht hasen në
Kosovë.

Kur flasim për kultivimin e arrës duhet të mendohet vetëm në fidanë të shortuara. Kultivuesit e arrës me fidanë të shartuara do të marrin rendiment për 80 vite dhe këto vite i tejkalojnë tri herë kultivimin e pemishtës së mollës. Llogaria për 1 ha arrë në monokulturë duhet të jenë 116 trupa dhe çmim mesatar për 6 Euro për kg thelb të arrës, dhe si kuriozitet brenda 60 viteve pronarit do ti sjell një fitim të pastër prej 0.5 milion Euro.

Llogaritet në vit 40 kilogram/arra me gëzhojë për trup, gjegjësisht 4500 kg për ha me gëzhojë. Thelbi i pastër i arrës është përgjysmë më i lehtë kur eliminohet gëzhoja. Vlera tij sillet diku e shprehur në para – 14,000 Euro, ndërsa shpenzimet e prodhimit arrijnë 4,500 Euro në vit. Kjo do të thotë se gjatë gjysmë shekulli çdo vit në një hektar me arrë krijohen të hyra nga diku 10,000.00 Euro.

Arra nuk kërkon shumë ujë, kurse para vjeljes janë të mjaftueshme 2-3 spërkatje me preparate, që këtë pemë e bën të përshtatshme për kultivim në plantacione më të mëdha me më pak fuqi punëtore. Arra më shumë ka sukses në tokat aluviale rreth lumenjve.

Rajoni më i njohur i arrës në Evropë është në afërsi të Grenoblit në Francë, ku ka rreth 6000 ha me arrë.

Arra kultivohet në të gjitha rajonet në Ballkan dhe popujt që kanë jetuar i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë kështu që vetëm në ish Jugosllavi kanë ekzistuar mbi 123 vendbanime të cilat emërtimi i tyre ka lidhje me fjalën “arrë”. Frytet e arrës lehtë ruhen dhe transportohen.

Edhe përkundër rëndësisë që i jepet arrës dhe kushteve të përshtatshme për kultivimin e saj, prodhimi i arrës nuk i plotëson nevojat vendore. Arrat janë shumë deficitare edhe në tregun botëror.

Prodhimi i arrës është shumë i vogël sepse ende arra ne Kosovë shumohet me kokërr arre dhe këso fidanë fillojnë shumë vonë të japin fryt, nuk japin fryte të kualitetit të dëshirueshëm dhe prodhimi shpesh dështon nga ngricat e vonshme pranverore.

Tani në Kosovë ka filluar promovimi i prodhimit të arrës me shartim siç është një pemishte e arrës në rajonin e Mitrovicës me sipërfaqe 1.5 ha. Kemi lloje kualitative të cilat japin rendimente të rregullta dhe të larta. Pemishtet bashkëkohore japin thelpinj të arrës 1500 deri 2000 kg/ha.
Arra është një lloj peme me një numër shumë të vogël të  varieteteve dhe janë të ndara në dy grupe: për zonën e hardhisë se rrushit: lloji bullgar “Shejn” dhe “Rasna” si dhe për zonën kontinentale: “Gazenhajmski 139”, “Gazenhajmski 251”. Prandaj për secilin prodhues mbetet të vendos me cilat varietete do të vazhdon, duke u bazuar më shumë se cilës zonë kontinentale i takon./Iadk.org
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme