spot_img
HomeREPORTAZHArra, kjo kulturë me vlera të mëdha ekonomike po zgjon interesim të...

Arra, kjo kulturë me vlera të mëdha ekonomike po zgjon interesim të madh tek fermerët

spot_img

Pas shumë kulturave si ato të bimëve të imëta dhe perimeve të ndryshme të cilat po kultivohen në Kosovë, fermerët kosovar kanë filluar të interesohen edhe të kultivojnë kulturat arrore siç është arra. Dikur kjo kulturë ishte kultivuar vetëm për nevojat familjare në sasi të vogël. Sot, kjo kulturë po shihet si një ndër kulturat me fitimprurëse për bujqit kosovar.

Arra ka rëndësi të shumëfishtë ekonomike pasi fryti i saj shfrytëzohet në të ushqyerit e njerëzve, druri i saj është shumë i vlerësuar në industrinë e përpunimit, kurse fryti dhe gjethi shfrytëzohen mjekësi dhe në industrinë kimike.

Rendimenti për trup mesatarisht sillet nga 15 kilogramë me një prodhimtari alternative nëse kjo bazohet në fidanët e shumuara me kokrra të arrës. Këto të fundit janë trupa me prejardhje gjenerative të cilat rriten spontanisht në natyrë dhe të cilat kryesisht hasen në Kosovë.

Kur flasim për kultivimin e arrës duhet të mendohet vetëm në fidanë të shortuara. Kultivuesit e arrës me fidanë të shartuara do të marrin rendiment për 80 vite dhe këto vite i tejkalojnë tri herë kultivimin e pemishtes së mollës. Llogaria për një hektarë arrë në monokulturë duhet të jenë 116 trupa dhe çmim mesatar për gjashtë euro për kilogram thelb të arrës dhe si kuriozitet brenda 60 viteve pronarit do t’i sjell një fitim të pastër prej gjysmë milionë euro.

Tashmë kjo kulturë po kultivohet në mënyrë të organizuar. Fermerët që merren me kultivimin e saj tregojnë për leverdinë që sjell kultivimi i arrës, si dhe për nevojat e tregut. Njëri ndër këta fermer, që ka filluar me kultivimin e kësaj kulture është dhe Naim Rrahmani nga fshati Turuçicë, komuna e Podujevës, i cili për portalin ‘Gazeta Bujku’ tregon arsyet se çfarë e shtyri të merret me bujqësi dhe pse zgjodhi arrën për ta kultivuar.

“Arsye që të merrem me bujqësi dhe pse pikërisht me arrën është për shkak të përfitimit që jep kjo kulturë”, u shpreh Rrahmani.

Fermeri Rrahmani ka të mbjellur dy hektarë me gjithsej 400 fidane arrë të llojit ‘Chandler’ dhe ‘Fernor’ që duhet të jenë dy lloje për shkak polenizimit.

Me tej ai tregon se kur fillon të jep frytet e saj kjo kulturë fitimprurëse dhe mjaftë e kërkuar.

“Arra fillon të jep fruta që në vitin e dytë por duhet hequr frutat katër vite për shkak se 50 për qind e energjisë e fokuson në frutë, nëse i hiqen frutat që në fillim trungu i arrës zhvillohet shumë shpejt, por duhet të pritet katër vite duke pasur parasysh se po investon në një produkt me jetëgjatësi mbi 80 vite”, theksoi Rrahmani.

Ai po ashtu thekson se “Frutat e arrës janë rezistent deri në dy vite që do thotë se nëse nuk kemi çmim të mirë ato mundemi me i ruajt deri në dy vite”.

Sipas tij Kosova 99 për qind importon arra nga jashtë, ndërsa prodhimi vendor ka vetëm për dy ditë për momentin, ne nuk i plotësojmë nevojat vendore, po ashtu tregu i mundshëm në të ardhmen është edhe Turqia dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Ai thekson se shteti turk vetëm bakllavë në vit importon mbi 60 mijë ton arrë, e cila bëhet me 90 për qind të saj dhe me ëmbëlsirat tjera që përgatiten me të.

Rrahmani thotë se ende nuk ka filluar me vjeljen e arrës, sa i përket çmimit ai thotë se me pakicë shkon deri në 12 euro thelbi.

“Ne kem filluar të mësohemi me ketë kulturën e arrës, pasi kjo ka qenë risi në Kosovë për shkak se ka edhe kjo specifikat e veta”, thotë Rrahmani.

Si çdo punë dhe kulturë bujqësore që kërkon angazhim edhe kultura e arrës kërkon angazhim sidomos për periudhat e caktuara.

“Çdo kulturë kërkon angazhim por edhe arra e ka përudhën me të ngarkuar nga muaji i pestë deri në muajin e tetë që duhet plehëruar, ujitur minimumi 10 herë në tre muajt e parë me zakonisht ujitja duhet të kryhet në mbrëmje dhe në mëngjes herët”, shpjegon ai.

Rrahmani tregon se në Kosovë janë të mbjellur mbi 230 hektarë me arrë dhe thotë së në mbillen edhe më shumë nuk do të ketë problem pasi ka mundësi për eksport.

“Në Kosovë janë të mbjellur mbi 230 hektarë me arrë edhe nëse mbillen edhe 1,000 hektarë nuk paraqet ndonjë problem dhe po nëse Kosova mbillet komplet me arra pasi nevojat e Turqisë i plotëson vetëm dy për qind. Por nëse Ministria e Bujqësisë e fut në plan kombëtar dhe jep subvencione direkte deri në 80 për qind kjo do ishte një ndihmë shumë e madhe për fermerët”, tregon Rrahmani.

Sipas tij minimum që pritet të fitohet në një hektarë pas vitit të tetë shkon dreri në 30 mijë euro. Rrahmani thotë se në të ardhmen do e zgjeron edhe për dy hektarë pemishten e tij dhe gjithë punën që bënë ka të angazhuar dy punëtor sezonal dhe familjen e tij.

Për ata që dëshirojnë fidane arra kontakto: https://web.facebook.com/Arra-Lajthi-873714449405085/

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj / Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme