spot_img
HomeLAJMET E FUNDITAronia fruti me superfuqi shëruese

Aronia fruti me superfuqi shëruese

spot_img

Fruti i Aronisë është më i shëndetshmi në botë, duke ofruar përfitime të mëdha shëndetësore se çdo frutë tjetër.

Aronia është një nga tre llojet e bimëve që prodhojnë kokrra të familjes së bimëve të lulëzuara dhe gjendet më së shpeshti në moçalet dhe pyjet përgjatë bregut lindor të Amerikës së Veriut.

Shkurret rriten dy deri në tre metra dhe mbajnë lule të bardha të cilat në kohë prodhojnë manaferrat e vegjël rreth 13 milimetër. Përdorimi i saj është i kufizuar për shkak të shijes së saj djegëse dhe të tharbët. Zakonisht përzihet me fruta të tjera dhe përdoret në produkte komerciale për shkak të përmbajtjes së lartë të pektinit [është një heteropolisaharid strukturor që gjendet në muret e qelizave primare të bimëve tokësore], gjë që e bën atë një ruajtës të mirë.

Aronia jeshile është e përdorur edhe në Gjermani, Rusi në lëngje frutash, shurup apo çaj. Po ashtu, kjo përdoret si aromatizues ose ngjyrues për pijet ose në jogurt. Në Poloni Aroniat e thata përdorën për çaj, ndonjëherë përzihet me përbërës shumëngjyrësh ose me të zezë.

Por më e rëndësishmja është se Aronia përdoret gjithashtu për përfitimet të shumta shëndetësore, prandaj është quajtur një super frutë. Frutat e vogla të errëta kanë bërë mjaft emër për vete në botën e ushqimit të shëndetshëm dhe janë rritur në popullaritet gjatë dekadës së kaluar.

Përfitimet e Aronisë

Aronia ka tërhequr shumë interes shkencor në vitet e fundit për shkak të ngjyrës së saj të thellë ngjyrë vjollce dhe pigmentimit pothuajse të zi që del nga përmbajtja e dendur e polifenoleve [është klasë strukturore e kimikateve organike kryesisht natyrale, por edhe sintetike ose gjysmësintetike të karakterizuara nga prania e shumëfisheve të mëdha të njësive strukturore fenolike].

Sipas studimeve, përmbajtja me polifenol është matur në 1,752 miligram për 100 gram në një aroni të freskët.

Vetitë anti-kancerogjene: Komponenti kryesor që merret me shumicën e përfitimeve shëndetësore në fruta është për shkak të grupit të kimikateve që quhen polifenol, të cilët janë antioksidant të fuqishëm, që konsiderohen për të mbrojtur trupin nga dëmtimet qelizore të shkaktuara nga kancerogjenet që gjenden në alkool.

Lufton kundër sëmundjeve të zemrës: Sasia relativisht e lartë e përbërësve fenolik është gjithashtu përgjegjës për një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore. Ndërkohë që po kryhen kërkime dhe rezultatet deri me tani kanë qenë mjaft premtuese. Fenolikët gjithashtu janë gjetur të jenë efektiv në kufizimin e dëmtimeve aterosklerotike të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës.

Anti-inflamatorë: Hulumtuesit japonezë kanë gjetur gjithashtu se Aronia mund të bllokojë veprimin e COX-2, i cili është një agjent jashtëzakonisht i fuqishëm pro-inflamator. Përveç aftësive të saj për bllokimin e COX-2, Aronia gjithashtu ka treguar rezultat në uljen e acarimit të stomakut të shkaktuar nga disa ilaçe jo steroide, anti-inflamatore.

Burimi anti-oksidant: Pas konsumit, Aronia ndihmon në rritjen e kapacitetit antioksidues të gjakut që mbron trupin nga stresi oksidativ. Për më tepër, Aronia gjithashtu kombinon përfitimet shëndetësore të çajit të gjelbër.

Shëndeti i traktit urinar: Një përfitim tjetër i përfshirjes së manave të Aronisë në dietën tuaj është sepse ndihmon në mbajtjen e traktit urinar nga UTI-të (Infeksionet e Traktit Urinar). Miliona njerëz nga e gjithë bota vuajnë nga ky infeksion të shkaktuar nga Esheria Koli [lloj bakteri]. Disa nga simptomat e saj përfshijnë urinim të shpeshtë, të shoqëruar me dhimbje. Studime të reja kanë zbuluar se Aronia së bashku me Brusnicën janë efektive në luftën kundër infeksioneve urinare. Në fakt, Aronia është pesë herë më efektive se Boronica për shkak të niveleve të larta të acidit kinik, i cili është provuar për të parandaluar infeksionet urinare.

Kontrolli i peshës: Aronia është e dobishme për rregullimin e peshës, duke parandaluar dhjamim rreth barkut. Një përfitim tjetër i shtuar i përdorimit të Aronisë është se përmirëson nivelet e lipideve dhe yndyrnave në trup, duke ndihmuar trupin të prodhojë yndyrë të mirë.

Përfitime të tjera: Aronia mund të jetë shumë e dobishme në rastet e artritit, hipertensionit, inflamacionit, kushteve kardiovaskulare dhe infeksioneve të tjera. Përdorimi i Aronisë forcon enët e gjakut, rrit imunitetin, ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe vonon procesin e plakjes natyrore.

Efektet anësore të Aronisë

Për efekte anësore nuk ka pasur raportime, pasi ajo është një substancë bimore, por tek disa persona mund të ketë alergji por janë raste të rralla. Ata që po përdorin këtë frutë këshillohen që të kontaktojnë mjekun e tyre nëse dyshojnë se Aronia është shkaku i ndonjë shqetësim.

Doza

Për shkak të listës së pafund të problemeve shëndetësore që shkaktohen nga proceset oksiduese qelizore, Aronia ende po kryen kërkime të gjera për përdorimin e saj në kushte shëndetësore si diabeti dhe çrregullimet neurologjike./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme