spot_img
HomeEKONOMIAKB: Taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe vendim i guximshëm i...

AKB: Taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe vendim i guximshëm i qeverisë

spot_img

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) përmes një njoftimi e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës deri në 100 për qind për prodhimet ‘Made in Serbia’.

“Taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës është një vendim i guximshëm ndaj Serbisë, por edhe hakmarrës i drejtpërdrejt për bllokadat e vazhdueshme që Serbia po i bënë politikisht dhe ekonomikisht Kosovës edhe pse ekziston një marrëveshje në Bruksel që Serbia është pajtuar që Kosovën mos ta pengoj në rrugëtimin e vet në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare. Kjo taksë nënkupton thirrjen e ndërgjegjes tonë popullore për bojkot të prodhimeve të Serbisë.”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Tutje në komunikatë e AKB-së thuhet: “Aleanca Kosovare e Biznesit mbështet këtë iniciativë dhe i bënë thirrje bizneseve importuese që të orientohen nga vendet mike të Kosovës për zëvendësim të këtyre produkteve, por edhe biznesit vendor prodhues që të rrisin kapacitetet e veta për të furnizuar konsumatorin pa e ndier mungesën e zëvendësimin e prodhimeve nga Serbia me ato ‘Made in Kosova’.

“AKB-ja-ja, me vite ka kërkuar vënien e masave të tilla, por deri tash ka munguar vullneti dhe guximi politik. Pra qeveria është treguar e guximshme ndaj Serbisë dhe vlerësojmë si vendim të duhur dhe I cili e mbron identitetin e Kosovës. Vendimi i sotëm tenton ta gjunjëzon Serbin ekonomikisht, e cila e ka tregun në Kosovë në vlerë rreth gjysmë miliardë euro që ta respektoj Kosovën si partner drejt integrimeve”, theksohet në njoftimin e AKB-së./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme