spot_img
HomeEKONOMIAKB: Reciprociteti ndaj Serbisë fuqizon prodhimtarinë vendore

AKB: Reciprociteti ndaj Serbisë fuqizon prodhimtarinë vendore

spot_img

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përmes një komunikate e ka vlerësuar vendimin e sotshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të MTI-së për vendosjen e taksës 10 për qind si masë mbrojtëse për prodhuesit vendor dhe masë detyruese për respektimin e marrëveshjeve te arritura në Bruksel por jo te respektuara nga Serbia.

“AKB vazhdimisht ka bërë thirrje dhe rekomandime për të marrë vendime të guximshme por të domosdoshme për të mbrojtur prodhimin vendor dhe tash kjo masë mbrojtëse do ta rrit prodhimtarinë vendore si asnjëherë më parë kurse kompanitë tregtare mund ti zëvendësojnë importet nga vendet tjera duke mos lënë konsumatorët të ndjejnë mungesën e produkteve dhe as shtrenjtimin e tyre”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Më tej AKB thekson se institucionet vendore do të kenë presion ndërkombëtar për një vendim të tillë por Serbia asnjëherë nuk ka pasur presion ndërkombëtar të duhur për të respektuar marrëveshjet në raport me Kosovën./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme