spot_img
HomeLAJMET E FUNDITAgroGroup Fauna me letër informuese për identitetin e ri

AgroGroup Fauna me letër informuese për identitetin e ri

spot_img

Kompania bujqësore “AgroGroup Fauna” ka njoftuar se duke filluar nga data 16 Nëntor 2020, ne do të ndryshojmë emrin, logon dhe elemente tjera të identitetit tonë.

Nga fillimet si një farmaci veterinare, ne bëmë më të mirën tonë që fermerët në Kosovë të marrin produktet e domosdoshme për kafshët e tyre dhe ato të marrin trajtimin e nevojshëm. Tani, pas 20 vitesh, ne jemi larg nga fillimet tona. Integriteti, përkushtimi dhe guximi për të ofruar më të mirën në atë që bëjmë, na ka mundësuar që ne të zgjerojmë veprimtarinë pa kompromis në vlerat tona.

Me rritjen dhe zhvillimin tonë, identiteti dhe paraqitja jonë vizuale ka mbetur e njëjtë. Si e tillë, nuk reflekton mjaftueshëm qëndrimet dhe pozicionin tonë si kompani. Prandaj, paraqitja jonë e re, është krijuar që të transmetoj personalitetin tonë — të sigurt, të qartë dhe njerëzor.

Ndryshimi jonë do të jetë gradual. Ne duam të ndërtojmë në themelin që Fauna ka krijuar, dhe vlerat tona të reja janë vetëm reflektim më i qartë i asaj që është ndërtuar në më shumë se 20 vite. 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme