spot_img
HomeBUJKUA e dini se Turqia zë vendin e parë në botë në...

A e dini se Turqia zë vendin e parë në botë në eksportin e fikut të thatë?

spot_img

Në histori, fiku njihet si fruta e parë që është kultivuar dhe vjelur. Mbetjet e fikut u zbuluan në gërmimet e neolitit që datojnë në 5000 para erës sonë. Përpara atdheut të tij Anadollit, fiku u përhap në Siri dhe Palestinë, pastaj në Indi dhe Kinë dhe arriti në Amerikë në vitet 1500. Zonat më të rëndësishme të kultivimit të kësaj frute në Turqi janë Izmiri dhe Aydin. Fiku i Aydin është produkti i parë turk i regjistruar si tregues gjeografik në BE.

Fiku i thatë zë një vend të veçantë ndër produktet ushqimore falë minerale dhe vetive ushqyese. Fiqtë e thatë, të cilët kanë një përmbajtje shumë më të lartë të fibrave se fiqtë e freskët, me këtë veçori, mbrojnë shëndetin e tretjes. Si një burim i lartë antioksidanti, ai parandalon formimin e qelizave kancerogjene. Studimet tregojnë se duke ulur shkallën e yndyrës në gjak, fiqtë e thatë mbrojnë shëndetin e zemrës dhe plotësojnë nevojat e trupit për hekurin.

Fiku i thatë përmban sasi të larta të kalciumit, kaliumit dhe minerale magnezi kështu që është një mbështetje e rëndësishme për shëndetin e kockave të njeriut. Dihet gjithashtu se fiqtë e freskët dhe të thatë përmbajnë elementë që ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit.

Fikun e thatë, që ka dobi të panumërta, mund ta konsumoni gjatë gjithë vitit./TRT

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme