10 stalla për lopë dhe 5 stalla për pula, tashmë janë afër përfundimit të punimeve në komunën tonë.
Sot, gjatë ditës drejtori i DBZHR-së, z. Berat Duraku dhe drejtori i DGJKP-së, z. Afrim Oruqi, kanë përcjellë nga afër punimet në ndërtimin e stallave në lokacione të ndryshme te fermerët përfitues.
Projekti pati disa vështirësi gjatë realizimit, por tani punët janë duke vazhduar me intensitet të shtuar dhe përfundimi i punëve do të hap rrugë për lidhjen e kontratës për stalla tjera për fermerët blegtor të komunës sonë.
25 nëntor 2020
Rahovec