Ujitja e patateve ne formë të shiut, në parcelat e fermerit Luan Vuqiterna nga Komuna e Rahovecit.
Ujitja është faktor kryesor, ku patatja transpiron 0.5-2.5 litra ujë për bimë/ditë.
Kërkesat më të pakta, por të nevojshëm, i ka në mbirje. Kërkesat më të mëdha i ka në fillim të formimit te zhardhokëve deri në lulëzim. Ujitjet bëhen me brazda, me shi, me pika, ku në formë shiu është më e preferuara, por kjo e fundit nxit vrugun. Pas lulëzimit, zhardhokët shkojnë drejt pjekjes.
Koha e kryerjes së ujitjes në patate përcaktohet nga zhvillimi I bimëve dhe kushtet klimatiko-tokësore. Për kushtet e vendit tone në varësi të kushteve të motit, patates mund t’i kryhen 3-4 ujitje.
Fermerit i dëshirojm punë të mbarë dhe të palodhshme!
B4A993FD-BDCB-4AD6-AB59-C268C6DFA833