Drejtoria e Buqësisë e Komunës së Rahovecit ka apeluar te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes nga zjarret, pasi që tash është kohë e rrezikshme që të digjen hapësirat pyjore për shkak të rritjes së temperaturave.
Drejtoria ka njoftuar se tashmë drejtori Berat Duraku bashkë me vëzhguesit e zjarreve gjenden në terren për të parandaluar rreziqe të tilla.
Njoftimi i plotë:
APEL
Apelojmë qytetarët e Komunës sonë që të kenë kujdes nga ZJARRET!
Andaj apelojmë qytetarët të cilët bëjnë vikend në pyje publike dhe private, ju lutemi kujdes gjatë kohës të cilën e kaloni në Pyje.
Temperaturat janë në rritje dhe një pakujdesi e vogël edhe e paqëllimshme të jetë ajo, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje publike dhe ato private.
Drejtori i DBPZHR-së së bashku me vëzhguesit e zjarrëve gjinden në vëzhgimin e tereneve në parandalimin e zjarrëve pyjore.
Lusim qytetarët nëse shifni ndonjë zjarrë sado i vogël që të jetë, lajmëroni qendrën operative emergjente nr. 112, Policin e Kosovës, B. Zjarrëfiksave 193. Autoritetin pyjor Komunal, apo rojet e pyjeve në Rahovec.
Presim bashkëpunim me ju!
KUJDES NGA ZJARRET!