Fermerët po vazhdojn ti kryejn pa problem, punët dhe aktivitetet në fermat e tyre bujqësore.
Fermerët e Komunës së Rahovecit janë duke i vazhduar pa problem punët dhe aktivitetet te cilët ishin të planifikuara që të kryhen nëpër fermat e tyre.
Situata e krijuar nga virusi COVID-19 nuk ka krijuar ndonjë problem tek fermerët për të vazhduar punët e tyre agroteknike. Për të parë nga afër gjendjen e fermerëve, sot Drejtori Berat Duraku ka vizituar disa nga fermerët e Komunë sonë duke i uruar shëndet, punë të mbarë dhe të palodhshme.
Sipas tyre, punët janë duke vazhduar në mënyrë normale pa ndonjë problem dhe si pasojë e kësaj inkurajojm të gjithë fermerët të dalin dhe të punojn në tokat e tyre, duke mos anashkaluar dhe duke pasur parasysh që duhet ndjekur rekomandimet nga IKSHPK.
Rahovec
17/02/2020