spot_img
HomeBUJKU'Agro Medicine' në krye me femrën e parë në biznes

‘Agro Medicine’ në krye me femrën e parë në biznes

spot_img

Çdo herë e më shumë bujqësia po bëhet atraktive për gjininë femërore e sidomos nëse suksesi i treguar rezulton edhe tek të tjerët. Bëhet fjalë për Havushe Bajrami Bunjaku, e cila tani e disa vjet merret me përpunimin e bimëve organike.  znj. Bunjaku tani posedon biznesin “Agro medicine” që merret me grumbullimin, përpunimin dhe distribuimin e bimëve medicinale aromatike, të cilat rriten spontanisht në fusha dhe male të Kosovës. Biznesi i quajtur “Agro medicine” e që në treg paraqitet me emrin “99 lule” është themeluar në vitin 2009 dhe është biznesi i parë në Kosovë i menaxhuar nga një femër, duke nisur punën fillimisht vetëm me 3 lloje të bimëve, të përpunuara me çajra natyrore.

Mirëpo gradualisht sipas kërkesës në treg, është rritur edhe numri i llojeve të bimëve dhe me këtë rast është rritur edhe sasia. “Duke pasur parasysh mungesën në treg për bimë organike, të cilat në të shumtën e rasteve përdoren edhe si bimë mjekuese, kompania “99 Lule” ka nisur gradualisht të merret me këtë industri bujqësore. Duke u bazuar në resurset e natyrës së virgjër, pasurinë që e kanë malet e fushat e Kosovës me bimë medicinale e aromatike, mungesa e produkteve organike në treg vendor, menduam të nisim një biznes në mënyrë që të furnizojmë tregun me bimë organike” ka thënë znj. Bunjaku.

Kompania ka të finalizuara mbi 40 produkte në treg si: Çajra organike, Vajra esenciale, Uthull nga molla e eger dhe Kremëra të ndryshme për lëkurë të fytyrës dhe trupit. Duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm në treg, “99 lule” ka nisur bashkëpunimin me tregun rajonal. Tanimë kjo kompani ka filluar implementimin e standartit organik. Gjithashtu para 3 vite kanë filluar edhe kultivimin e llojeve të ndryshme të bimëve mjekuese e aromatike dhe kanë arritur të krijojnë mbi 15 parcella me bimë medicinale dhe 11 lloje të bimëve të kultivuara. “Është fat kur nisë një punë dhe përkrahesh nga të tjerët. Tani u bënë disa vjet që unë kam nisur punën me bimë organike, aromatike dhe një mënyrë jam duke u ndihmuar edhe të tjerëve me paijsen e ilaqeve të ndryshme për shumë sëmundje. Në vitin 2013 kompania është licencuar nga MBPZHR dhe në vitin 2016 “99 Lule” ka filluar implementimin e standartit organik dhe janë bërë tre vjet që produktet janë të çertifikuara si organike“ ka thënë znj. Bunjaku.

Aktualisht janë të kontraktuara rreth 50 familje në fshatra të ndryshme të Prishtinës të cilët punojnë për këtë kompani në grumbullimin e bimëve të ndryshme. Karakteristikë e këtij biznesi është punsimi i gjinisë femërore. “Arsyeja përse kam vendosur që të punoj kryesisht me gjininë femërore është mbështetja dhe përkrahja e femrave. Kam dashur që një farë forme t’i mbështesë femrat e vendit tonë”, shton Havushja, duke shtuar se me këto punëtore arrinë që t’i mbajë rreth 15 familje. Produktet e “99 Lule” distribuohen në vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, sipas Havushes janë mbi 50 familje në fshatra të ndryshme të Prishtinës, që furnizohen me këto produkte dhe mbi 40 lloje të produkteve në treg të finalizuara.

Sipas Havushes edhe pse në Kosovë ka shumë pak produkte me standard organik të implementuar. Një pjesë e tyre eksportojnë këto produkte. Mënyra e shitjes bëhet në disa pika: Te “Maxi Market”, te “Pylli i Arinjëve”, në Pej dhe Gjilan dhe në Tregun Mobil të Fermerëve. Tani eksportojnë kremëra për lëkurë nëpërmes nutricistes Diola. Çmimet janë pak më të larta se çajrat e tjerë sepse janë më specifike, por janë me çmim të pranueshëm për konsumatorin. Çmimet variojnë me shuma të ndryshme varësisht prej produkteve. Fillimisht bëhet një hulumtim në treg dhe pastaj vendoset çmimi. “Çmimet e produkteve janë të vendosura duke u bazuar në vlerat organike dhe pasi që janë edhe të standardizuara janë më të ulta se çmimet e produkteve të tjera organike, jashtë vendit” ka thënë ajo, duke shtuar se si rezultat i saj, ka nisur bashkëpunimi me tregun rajonal. Synimi i tregut të jashtëm është prezantimi me produkte vendore të cilave në asnjë mënyrë mos t’u mungoj llogoja “Made in Kosova”, tu dihet identititeti i tyre.

“Tregu Evropian është në rritje për çdo vit për produkte organike dhe për bimë medicinale e aromatike. Deri më tani bimët medicinale e aromatike eksportohen nga Kosova si produkte gjysëm të përpunuara. “99 lule” është e përkushtuar të vazhdoj me këmbëngulje në mënyrë që të arrijnë për eksport me produkte finale të përpunuara “Made in Kosova”. Tani jemi duke eksportuar në Zvicër. Gjithashtu disa pjesë të bimëve që nuk i paketojmë në produkte finale i shesin te Kompania “Natyra”, e cila eksporton për  Gjermani” shtoi ajo.

Së fundi “99 lule” ka realizuar kampanjën me moton “Konsumohu dhe shërohu”, nën ombrellë të së cilës është përgatitur fushata dy ditore. Me anë të kësaj kampanje janë promovuar produktet e Agro Medicine dhe përveç tregut të brendshëm, është bërë promovim edhe për treg të jashtëm./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme