Zëvendësdrejtori i agjensionit për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Abdul-Selam Selami, sot bashkë me Kryeministrin Zaev, Koordinatorin e fondeve evropiane dhe zv/Kryeministrin Bujar Osmanin, Ambasador, Ministra, sekretar shtetëror, drejtor dhe shumë të pranishëm ishin në gurëthemelin e Qendrës për blerje të produkteve bujqësore në fsh.Slavej në Prilep.
“Projekti që do të financohet nga fondet europiane Ipard me vlerë 1.5 milion euro, Pronarit Arben Abdurahmani me kompanin Vezë Sharri -“Gold Land” i urojmë punë të mbarë dhe suksese”, thotë Selami. /Gazeta Bujku