Sot është mbajtur “Dita e eksportit të perimeve Kosovare 2019”, në pikën grumbulluese Agro Celina ku kanë marrë pjesë zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, përfaqësues të PPSE-së, të programit të USAID/AGRO si dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor.
Sektori i perimtarisë zë një përqindje mjaftë të madhe në prodhimtarinë e vendit tonë, ku sipas kësaj duhet të mbështet më shumë, si dhe të ndryshohet mënyra e mbështetjes apo subvencionimi, i cili duhet të përkrahet rendimenti i prodhuar e jo sipërfaqja e kultivuar.
Përveq kësaj Kryetari Smajl Latifi edhe njëherë ka treguar se sektori i bujqësisë në komunën tonë luan një rol kyç në zhvillimin e ekonomisë dhe është prioritet i lartë i qeverisë komunale. Ai po ashtu i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të rritë subvencionet në përgjithësi dhe në eksport në veçanti. /Fermerët/Gazeta Bujku