Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbahet panairi i industrisë ushqimore. Në këtë panair po marrin pjesë 2600 kompani ndërkombëtare të cilat po i promovojnë produktet e tyre. Pjesë e këtij panairi është edhe Kosova me dy kompani FRUTEX me Golden Eagle dhe ELKOS me Pi&Ki.
Zëvendësministri i Ministrinë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Mevludin Krasniqi, përmes një postimi ka treguar se produktet Made in Kosova synojnë tregun Amerikan. Ai ka theksuar se MBPZHR përmes granteve investive dhe subvencioneve do të vazhdoj mbështetjen e prodhuesve të vendit tonë.
Postimi i plotë:
Produktet Made in Kosova synojnë tregun Amerikan!
Në panairin “Fancy Food Show” në New York, me mbështetjen dhe organizimin e MTI-së krahas më shumë se 2600 kompanive ndërkombëtare po i promovojnë produktet e tyre edhe dy kompani nga Kosova, #FRUTEX (Golden Eagle) dhe #ELKOS (Pi&Ki)!
Kompanitë kosovare përmes kontakteve direkte dhe takimeve me ndërmarrës nga SHBA dhe vendet e ndryshme të botës, synojnë dëpërtimin e produkteve të tyre, me theks të veçantë rritjen e eksportit dhe të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
MBPZHR përmes granteve investive dhe subvencioneve do të vazhdoj mbështetjen e prodhuesve të vendit tonë!
Të interesuarit mund të vizitojnë shtandin e Kosovës – Level 1, nr. 3525, Javits Center New York City, NY. /Gazeta Bujku