Është krijuar në SHBA me kryqëzimin e racave, Kohinhina dhe Luftarakja e malajes.
Ekzistojnë 2 tipe të kësaj race:
- Tipi me ngjyrë të çelur, dhe
- Tipi me ngjyrë të mbyllur.
Vetitë prodhuese – është racë tipike e rëndë dhe në këtë pikëpamje, në krahasim me racat tjera, renditet në vendin e parë.
Pulat e kësaj race peshojnë rreth 4-6 kg, kurse gjelat 5-7 kg. Mishi i tyre është i cilësisë së dobët dhe brenda vitit prodhojnë rreth 100 vezë me masë mesatare rreth 58 g.
Zhvillimin trupor zogëzat e arrijnë në moshën 18 muaj, kurse lartësia maksimale trupore e kësaj race mund të arrijë 70-75 cm. /Gazeta Bujku