Zëvendësministri i Ministrinë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Mevludin Krasniqi, po vazhdon me publikimin e investimeve të Ministrisë së Bujqësisë. Ai në Facebook, ka publikuar investimin e MBPZHR-së për realizimin e 152 projekteve për ferma, stalla dhe pika grumbulluese, transmeton Gazeta Bujku.
Postimi i Plotë e i Zëvendësministrit Krasniqi:
#152ProjekteMBPZHR,
për ferma/stalla/pika grumbulluese.
Mbështetje përmes granteve investive edhe për:
#54ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin e majmërisë së viçave.
#71ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin për lopë qumështore.
#25ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin e qumështit nga delet dhe dhitë.
#2pika grumbulluese për qumësht.
Të dhënat tregojnë se bashkëinvestimet e MPBZHR-së në përkrahje të këtyre sektorëve kapin shumën në afër 5 milion euro, projekte këto që janë realizuar dhe janë në realizim e sipër!
Të bashkangjitura janë të gjitha të dhënat e këtyre projekteve fituese⬇️
http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151253_1013_Sektori_tra…
http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151448_1014b_Sektori_Pr…
http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151404_1014a_Sektori_i_…
http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151535_1014c_Investimet…