Arroret mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, thonë hulumtuesit.
Hulumtimet e reja kanë treguar se antioksiduesit e tyre natyral ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në arteriet. Janë veçanërisht të pasura në një formë të vitaminës E antioksidante, të quajtur gama-tokoferol, ndërsa hulumtimi ka treguar se niveli i tyre në trup dyfishohet tetë orë pasi edhe konsumon këto fruta.
Arrat për shembull, ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit, ndërsa bajamja është një burim i shkëlqyer i kalciumit për ndërtimin e kockave, ndërsa llojet e tjera të këtij fruti ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit.
Përgatiti: Albina Alija / Gazeta Bujku