spot_img
HomeBUJKUKultivarët e qepës

Kultivarët e qepës

spot_img

Në kultivimin e qepës te ne dominon kultivari Shtutgarter. Në sipërfaqe diç më të vogla (sidomos në rrethin e Prizrenit) mbillet edhe kultivari autokton i qepës, i njohur si qepa e Prizrenit, e cila ka formë të shtypur të bulbit. Në kohë të fundit kanë filluar të përhapen edhe kultivarë të tjerë si Seton etj.

Karakteristikat e kultivarëve

Shtutgarter – Është kultivar me rritje të ulët, me gjatësi të kërcellit 45- 50 cm. Kokrrat i ka me madhësi mesatare, me formë vezake të zgjatur, me ngjyrë të bardhë. Arrin të piqet për 70-75 ditë. Është i qëndrueshëm ndaj virusit të mozaikut të fasules dhe është tolerues ndaj shkaktarit të antraknozës si dhe ndaj bakteriozave.

Biser – Është kultivar determinant, me rritje të bujshme. Ky kultivar e ka kokrrën me madhësi mesatare, në formë të rrumbullakët dhe me ngjyrë të bardhë. Faza e pjekjes arrihet gjatë periudhës 74-78 ditë. Është i qëndrueshëm ndaj virusit të mozaikut të fasules dhe tolerues ndaj shkaktarit të antraknozës si dhe ndaj bakteriozave.

Populacionet vendore – Në kushtet tona klimatike kultivohen disa kultivarë vendorë. Për këta kultivarë prodhuesit tanë vetë e sigurojnë farën nga prodhimi i rregullt.

Burimi: Qepa dhe Hudhra / Projekti Zvicran për Promovimin e Hortikulturës – Kosovë

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme