spot_img
HomeBUJKU53 bujq kërkojnë kompensimin e dëmeve nga moti

53 bujq kërkojnë kompensimin e dëmeve nga moti

spot_img

Drejtoria e Bujqësisë e Vitisë ka dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë raportin për dëmet e shkaktuara në bujqësi, si pasojë e kushteve jo të favorshme klimatike.

Drejtoria pret që ministria t’i kompensojë bujqit për dëmet të cilat u janë shkaktuar. Të dhënat komunale flasin se kryesisht janë dëmtuar 140 hektarë sipërfaqe me perime. Ndërsa kulturat më të dëmtuara janë: shalqiri, pjepri, patatja, lakra, speci dhe kungulli, shkruan sot Koha Ditore.

Vlera e dëmit kap shirën 519 mijë euro, ndërsa kompensim presin 53 bujq. Drejtori i Bujqësisë, Veton Ademi, deklaron se ata presin që të kompensohen bujqit, ngase ky është zotim edhe i kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai thotë se presin që kompensimet të nisin brenda një periudhe të shkurtër. (më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme