spot_img
HomeBUJKUKoha e mbjelljes së dredhëzave

Koha e mbjelljes së dredhëzave

spot_img

Pas punëve pranverore në kopsht dhe mbjelljes së pemëve, vjen edhe koha e lajmëtarit të pranverës –dredhëzës. Dredhëzat mbillen më vonë se bimët tjera dhe janë shumë të thjeshta për sa i përket mbjelljes.

Periudha ideale për mbjelljen e tyre sillet rreth fillimit të majit dhe vazhdon deri në fund të korrikut. Frytet i japin shumë shpejt dhe nëse i ofrohet përkujdesje e duhur, janë shumë produktive.

Dredhëza kërkon tokë të përgatitur mirë, që përfshin eliminimin e barojave dhe prashitjen e tokës. Me rastin e mbjelljes duhet pasur kujdes në nivelizimin e tokës, në mënyrë që të evitohet qëndrimi i ujit në një vend. Mbillet në distancë prej 30 cm. Ushqimi i shpeshtë dhe adekuat me sasi të vogla është i nevojshëm, në mënyrë qe dredhëzat të japin maksimumin e tyre.

Me rastin e mbjelljes duhet të kemi kujdes që rrënja të mbajë pozitën natyrale, përkatësisht duhet të jetë i shtrirë në rrafsh në thellësi, kurrsesi nuk duhet të kthehet përpjetë ose të gërshetohet. Gjithashtu, , qafa e rrënjës duhet q të jetë pak mbi tokë, dhe nuk duhet të mbillet as shumë thellë, as shumë cekët.
Kur filizin e fusim në tokë, tokën duhet ngjeshur që të flejë mirë në rrënjë. Është me rënëdsi që para mbjelljes të ujitet dhe këtë duhet përsëritur 7 -10 ditë në vazhdim.

Disa lloje të dredhëzave për kopshtin tuaj

Dredhëzat mujore

Këto dredhëza japin fryt deri me paraqitjen e acareve të para. Japin fryte të mëdha dhe të forta dhe japin fryt në mënyrë kontinuale gjatë gjithë kohës së vegjetacionit. Dredhëzat mujore pushojnë të lulëzojnë vetëm në temperaturë 30 gradë C, kurse në temperatura më të ulëta përsëri fillojnë të lulëzojnë. Ky lloj i dredhëzës mbillet në sipërfaqe me diell në tokë të freskët të pasur me materie organike ose mund të mbillen edhe na kavanozë me humus si substrakt.

Alba

Dredhëza Alba stoliset me fryte të mëdha dhe me rendiment të mirë. Ky lloj i dredhëzave ka afat të shkurtër, por është interesant për pamje jashtëzakonisht të bukur dhe për cilësi të shkëlqyeshme të fryteve. Piqen herët, janë jashtëzakonisht të frytshme dhe kanë peshë mesatare të lartë të fryteve. Fryti ka formë koni të zgjatur dhe është mjaft tërheqës për treg. Bima është tolerante në shumë sëmurje që i sulmojnë pëllojet e tjera të dredhëzave.

Clery

Clery është lloj i hershëm i dredhëzave, e përshtatshme për klimën kontinentale të Evropës, dhe parqet kombinim të shkëlqyeshëm të karakteristikave produktive dhe komerciale. Karakterizohet me tolerancë të jashtëzakonshme ndaj sëmurjeve të gjetheve dhe rrënjëve. Duke u mbështetur në njëtrajtshmërinë e fryteve dhe dritës së epidermës, është kënaqësi t’i shohësh frytet e këtij lloji, përveç asaj që kanë kualitet, shije dhe aromë të jashtëzakonshme.

Dredhëza e pyllit- ‘Regina Delle Valli’

Regina delle Valli ose “Mbretëresha e livadheve” momentalisht është lloji më interesant në treg. Para së gjithash, përkrah forma e frytit, aroma dhe shija kjo është dredhëze pylli. Ajo që këtë dredhëze e dallon nga dredhëzat “e vjetra” të pyllit është se shumohet me rrënjë e jo me fara. Jep fryte më të mëdha dhe është shumë e qëndrueshme dhe shumë e thjeshtë për tu kultivuar.
Pasi që kemi të bëjmë me dredhëze mujore, ky lloj i dredhëzës jep fryte të bollshme gjatë tërë sezonit

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme