spot_img
HomeBUJKU25 kompani të Kosovës pajisen me certifikata organike

25 kompani të Kosovës pajisen me certifikata organike

spot_img

Sot në Prishtinë u organizua ceremonia për shpërndarjen e certifikatave të Organike për 25 kompani kosovare që merren me grumbullimin, kultivimin dhe përpunimin e PPJD-ve dhe BMA-ve.

Ceremonia u organizua nga Shoqata ORGANIKA, që prej disa vitesh ka vënë në zbatim aktivitetin për promovimin e certifikimit organik të këtyre kompanive vendore.

Certifikata organike, që është lëshuar nga trupa certifikuese Albinspekt, është dëshmi e plotësimit te standardeve te cilësisë së produkteve dhe rrit besueshmërinë e blerësve dhe konsumatorëve. “Certifikata organike është në një mjet të fuqishëm të marketingut, siguron blerësit se produkti i përmbahet standardeve të larta te cilësisë , dhe ia rritur vlerën e produktit” thotë Faton Nagavci, Drejtori Ekzekutiv i shoqatës ORGANIKA, teksa flet për rëndësinë e këtij certifikimi.
Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të “Certifikimit Organik” morën pjesë Z. Mevludin Krasniqi, Zëvendës Ministri i Pylltarisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Fisnik Recica, Zëvendës Menaxher i projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) dhe përfaqësues të bizneseve dhe akterë të tjerë të këtij sektori.
Aktiviteti për promovimin e certifikimit organik të kompanive në sektorin e produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve aromatike e mjekësore implementohet nga Shoqata ORGANIKA, me mbështetje nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim .

Shoqata ORGANIKA u themelua në vitin 2013 nga operatorë në sektorin e produkteve pyjore jo-drusore dhe bimëve aromatike dhe mjekësore. Qëllimi i shoqatës është të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit në këtë sektor dhe ta zhvillojë sektorin, duke promovuar produktet e Kosovës në tregje të eksportit./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme