spot_img
HomeLAJMET E FUNDIT22 Prill - Dita Ndërkombëtare e Tokës

22 Prill – Dita Ndërkombëtare e Tokës

spot_img

Toka po kërkon qartë një thirrje për veprim. Natyra po vuan. Oqeanet po mbushen me plastikë dhe po bëhen më acidike. Nxehtësia e madhe, zjarret dhe përmbytjet, si dhe një sezon rekord i uraganeve në Atlantik, kanë prekur miliona njerëz. Tani që përballemi me COVID-19, një pandemi shëndetësore që ka prekur gjithë botën në shëndet dhe ekosistemin tonë.

Ndryshimi i klimës, i shkaktuar nga faktori njeri në natyrë, si dhe krimet që prishin biodiversitetin, të tilla si shpyllëzimet, ndryshimi i përdorimit të tokës, bujqësia e intensifikuar dhe prodhimi i bagëtive ose tregtia ilegale e kafshëve të egra, mund të rrisin kontaktin dhe transmetimin e sëmundjeve infektive nga kafshët në njerëz (sëmundjet zoonotike) si COVID-19.

Nga një sëmundje e re infeksioni që shfaqet tek njerëzit çdo 4 muaj, 75 për qind e këtyre sëmundjeve në zhvillim vijnë nga kafshët, sipas Kombeve të Bashkuara. Kjo tregon marrëdhëniet e ngushta midis shëndetit të njeriut, kafshëve dhe mjedisit.

Ekosistemet mbështesin të gjithë jetën në Tokë. Sa më të shëndetshëm të jenë ekosistemet tona, aq më i shëndetshëm është planeti dhe njerëzit e tij. Rivendosja e ekosistemeve tona të dëmtuara do të ndihmojë në dhënien fund të varfërisë, luftimin e ndryshimit të klimës dhe parandalimin e zhdukjeve masive.

Le të kujtojmë më shumë se kurrë në këtë Ditë Ndërkombëtare të Tokës se na duhet një zhvendosje në një ekonomi më të qëndrueshme që funksionon si për njerëzit ashtu edhe për planetin. Le të promovojmë harmoninë me natyrën dhe Tokën.  Bashkohuni me lëvizjen globale për të rivendosur botën tonë!

Rëndësia e biodiversitetit për njerëzit

Përhapja e koronavirusit rrezikon shëndetin publik dhe ekonominë globale, por gjithashtu edhe diversitetin biologjik. Sidoqoftë, biodiversiteti mund të jetë pjesë e zgjidhjes pasi që kjo shumëllojshmëri e specieve do ta bëjë të vështirë për patogjenët të përhapen me shpejtësi.

Ekziston shqetësimi në rritje për pasojat shëndetësore të humbjes dhe ndryshimit të biodiversitetit. Ndryshimet e biodiversitetit ndikojnë në funksionimin e ekosistemit. Lidhjet specifike midis shëndetit dhe biodiversitetit përfshijnë ndikimin në të ushqyerit, kërkimin shëndetësor ose mjekësinë tradicionale, sëmundjet e reja infektive dhe ndikimin e zhvendosjeve në shpërndarjen e bimëve, patogjenëve, kafshëve, madje edhe vendbanimeve njerëzore, shumica e tyre të prekur nga ndryshimi i klimës.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, biodiversiteti po përkeqësohet në të gjithë botën me ritme të papara në historinë njerëzore. Vlerësohet se rreth një milion specie të kafshëve dhe bimëve tani kërcënohen të zhduken.

Me këtë pamje të madhe dhe skenarin e koronavirusit, përparësia jonë e menjëhershme është parandalimi i përhapjes së COVID-19, por në planin afatgjatë, është e rëndësishme të trajtojmë humbjen e habitateve dhe biodiversitetit.

Dita e Tokës është një ditë për të gjithë ne që të kujtojmë mjedisin. Një ditë që na kujton të vazhdojmë të bëjmë gjëra të vogla që ndihmojnë mjedisin tonë. Mbill një pemë, redukto mbetjet, riciklo, ruaj energjinë, pastro në mënyrë vullnetare komunitetin tënd, kurse ujin, mos hidh kimikate në burime ujore. Lëvizni sa më shumë me biçikleta dhe shmangni përdorimin e makinave.

Të gjithë bashkë për planetin tonë./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme